Inspektor/e i/e Shërbimeve Publike

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna Viti
Publikuar
16/03/2022
Skadon
05/05/2022
Lokacioni
Viti
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008622
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/03/2022
Afati për aplikim: 25/04/2022 - 06/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000586 | RN00006708 | Inspektor i Shërbimeve Publike | Profesional 1 | 7.5 | Komuna Viti

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Viti shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Mjedisit
Institucioni Komuna Viti
Nr. i Referencës RN00008622
Kodi RPC0002410
Data e njoftimit 17.03.2022
Afati për aplikim 25.04.2022 - 06.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Kryen inspektime me qellim të mbrojtjes së sipërfaqeve publike (rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve,  varrezave, shëtitoret, sipërfaqet e gjelbëruara dhe sipërfaqe tjera publike) nga dëmtimet, keqpërdorimet  dhe shfrytëzimet e paautorizuara; 
  • Bën verifikimin e dokumenteve burimore, të cilat shfrytëzuesit e hapësirës publike duhet t’i posedojnë,  sipas ligjeve përkatëse dhe rregulloreve komunale;  
  • Nxjerr vendime/urdhëresa lidhur me parregullsitë e paraqitura dhe ofron udhëzime juridike për palët; 
  • Ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve te ligjeve përkatëse dhe rregulloreve komunale, harton  kërkesat për fillim te procedurës kundervajtëse dhe mbikëqyrë zbatimin e dispozitave për të cilat është i  autorizuar;  
  • Inspekton punimet e të gjithë operatorëve ekonomik/ndërmarrjeve, në sipërfaqet publike; 
  • Kryen mbikëqyrje inspektuese me qellim mbrojtjen e sipërfaqeve publike, mbikëqyrë mirëmbajtjen e  pastërtisë në sipërfaqet publike, nyjat sanitare publike, bartjen, deponimi dhe trajtimi i mbeturinave,  përcjellja, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të zeza dhe ujërave atmosferike, gjelbërimin, ndriçimi publik,  tregjet, furnizimi me ujë-ujësjellësi, furnizimi i lagjeve me energji termike, rregullimi dhe mirëmbajtja e  varrezave;  
  • Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore; 
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pasë kohe nga mbikqyrsi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS  
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Juridik, Administrate Publike. 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;  
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; 
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Çertifikaten që nuk jeni nën hetime.
  • Letenjoftimi

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike; 
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar; 
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara; 
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek  të tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point) 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen