Inspektor/e i/e Shërbimeve Publike

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Publikuar
01/03/2022
Skadon
10/03/2022
Lokacioni
Klinë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008348
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 07/02/2022
Afati për aplikim: 28/02/2022 - 09/03/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001839 | RN00008038 | Inspektor i Shërbimeve Publike | Profesional 1 | 6 | Komuna Klinë / Insp. I shërbimeve publike

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të të përgjithshëm të  Inxhinierisë (duke përjashtuar elektro teknologjinë)
  • Institucioni Komuna Klinë 
  • Nr. i Referencës RN00008348 
  • Kodi RPC0002141 
  • Data e njoftimit 07.02.2022 
  • Afati për aplikim 28.02.2022 - 09.03.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;  
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe  rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;  
  • Përcakton dhe mbikëqyr ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e  ujësjellësit, të kanalizimit dhe përpunimin e ujërave të zeza;  
  • Siguron mirëmbajtjen verore dhe dimërore, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit dhe rrugëve  lokale si dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe planet për ngrohtoret lokale; 
  • Siguron mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave gjelbëruese, hapësirave publike dhe varrezave;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:.  

Diplomë/a të studimeve universitare, drejtimi fak. Teknik, Inxhinjeri me të paktën 240 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e diplomës Bachelor dhe Master, fusha e  Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).  

  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar:  

Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e  pozitës së lirë të punës 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.   

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Deshmi nga gjykata qe nuk jeni nen hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale në fushën e shërbimeve publike;  
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar punën me eprorin dhe stafin;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Komunikimi, vendimmarrja dhe bashkëpunimi.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme