Inspektor/e i/e Ndërtimit

50x50 prizren logo
Komuna Prizren
Publikuar
17/05/2022
Skadon
25/05/2022
Lokacioni
Prizren
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008888
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 27/04/2022
Afati për aplikim: 18/05/2022 - 25/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002386 | RN00008597 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7.5 | Komuna Prizren

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prizren shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
  • Institucioni Komuna Prizren 
  • Nr. i Referencës RN00008888 
  • Kodi RPC0002650 
  • Data e njoftimit 27.04.2022 
  • Afati për aplikim 18.05.2022 - 25.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Inspektori i ndërtimtarisë bënë mbikëqyrjen në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë  me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet), etj.  
  2. Mbikëqyrë standardet e ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet që vihen në  përdorim gjatë ndërtimit.
  3. Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore,  a kryhen këto punë në përputhje me dokumentacionin teknik-investues në bazë të cilit është dhënë leja e  ndërtimit.  
  4. Inspekton librat e punimeve, kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor, instalimet ndërtimore dhe  kualitetet teknike.  
  5. Prania e të metave gjatë punimeve apo mos përmbajtja e rregullave të ndërtimit e obligon inspektorin e  ndërtimtarisë që ta urdhërojë kryesin e punimeve që t’i evitojë të metat e theksuara duke i ndaluar punimet  që të vazhdojnë më tej.  
  6. Përcjellë secilin rast veç e veç duke përgatitur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurës  administrative me përpilimin e procesverbalit e deri në Vendimin për rrënim të detyrueshëm nëse paraqitet  nevoja.
  7. Kryen edhe punë të tjera nga fusha e ndërtimtarisë.  
  8. Jep mendime profesionale për ndërtim, këshilla, sugjerime dhe udhëzime.  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës  Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).  Fakulteti i Ndërtimtarisë  

  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet  procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;   
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike;  
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;  
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;  
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Njohuri profesioale, lidhur me vendin e punës, aftësi logjike, njohuri të legjislacionit në fuqi

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

20/05/2022