Inspektor/e i/e Ndërtimit

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Publikuar
11/05/2022
Skadon
18/05/2022
Lokacioni
Kaçanik
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008846
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/04/2022
Afati për aplikim: 11/05/2022 - 18/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001950 | RN00008150 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7 | Komuna Kaçanik

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kaçanik shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
  • Institucioni Komuna Kaçanik
  • Nr. i Referencës RN00008846
  • Kodi RPC0002613
  • Data e njoftimit 20.04.2022
  • Afati për aplikim 11.05.2022 - 18.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave; 
  2. Bën inspektimin – kontrollimin e ndërtimeve në tërë teritorin e Komunës së Kaçanikut, kontrollon  kualitetin e materialit ndërtimor gjatë punimeve;
  3. Bën inspektimin dhe ndalimin e punimeve të cilat janë në kundërshtim me lejen e ndërtimit;
  4. Bën inspektimin, ndalimin dhe ndërmerr masa ligjore paraprake gjatë gërmimeve të dheut - ndërrim  destinimi, pa leje paraprake komunale; 
  5. Bën inspektimin e dokumentacionit teknik (projektin e ndërtimit, lejet e ndërtimit, lejeve të  përdorimit të objekteve;  
  6. Bën propozime dhe merr vendime për rrënim të objekteve dhe konkluzë për përmbarim të  aktvendimit;
  7. Bën inspektimin dhe ndalimin e punimeve dhe ndërmerr masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë  ndërrimin e destinimit të hapësirave brenda objekteve pa leje paraprake nga organet komunale; viii. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

a) Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë/ Arkitekturës me  të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e  dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i  Diplomës Bachelor). 

b) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore- 
  • nostrifikimi i diplomës nëse është marrë jashtë shtetit
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopjet e dokumenteve që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e  konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion
  • Kopja e letërnjoftimit, ekstrakti i lindjes
  • Dëshminë se nuk është nën hetime
  • dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes)

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
17/05/2022