Inspektor/e i/e Ndërtimit

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Publikuar
02/06/2022
Skadon
13/06/2022
Lokacioni
Pejë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009005
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/05/2022
Afati për aplikim: 02/06/2022 - 13/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002435 | RN00008658 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7 | Komuna Pejë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
  • Institucioni Komuna Pejë
  • Nr. i Referencës RN00009005
  • Kodi RPC0002758
  • Data e njoftimit 12.05.2022
  • Afati për aplikim 02.06.2022 - 13.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Bën inspektimin e ndërtimit sipas lejes së ndërtimit; 
  • Bën inspektimin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit në harmoni me ligjin e ndërtimit dhe  të udhëzimeve administrative në fuqi; 
  • Bën inspektimin për ndërmarrjen e masave të sigurisë për sigurimin e objektit, të objekteve përreth, si  dhe të komunikacionit, kushtet teknike e të tjera; 
  • Bën verifikimin e dokumenteve burimore, te cilat investuesi duhet t’i posedojë në vend ndërtim të  përcaktuara sipas dispozitave ligjore të ndërtimit; 
  • Përpilon procesverbale për gjendjen e zhvillimit të punimeve në vend ndërtim , shkallën e ndërtimit,  përmbajtjen e kushteve sipas lejes së ndërtimit , cilësia e ndërtimit, përdorimi i materialit të ndërtimit; 
  • Nxjerr vendim për ndalimin e punimeve, deri në mënjanimin e parregullsive dhe mangësive tekniko procedurale ; 
  • Nxjerr vendim për rrënimin e objektit ose pjesës së tij dhe kthimin në gjendjen e mëparshme , duke  bërë mbikëqyrjen e realizimit nga fillimi deri në përmbarim; 
  • Merr vendim për mbylljen e vend ndërtimit, duke larguar personelin dhe të mirat materiale deri në  përmbushjen e urdhrit konform dispozitave ligjore; 
  • Bën fletëparaqitje kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve përgjegjës në ndërtim ; 
  • Kryen edhe punë të tjera nga kompetenca e Sektorit, me urdhër te drejtorit dhe shefit të sektori  

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master,  fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Ndërtimtarisë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Të ketë aftësi për të kryer detyra brenda afatit kohor të shkurtër.
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmisiuar efikasitetin.
  • Aftësi për mbledhjen e të dhënave dhe paraqitjes së tyre në përputhje me përshkrimin e punës.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit përfshir aftësin për të dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek  të tjerët.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacionet e programeve ( word, Excel, Powr Point).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Secili kandidat i sukseshëm nga konkursi për pranim mund të emërohetnë shërbimin civil vetëm në pozitën në të cilen i përmbush kërkesat e përgjithshme formale ( kredi/ ECTS ) sipas konkursit për levizje brenda kategoris. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

14/06/2022
06/06/2022