Inspektor/e i/e Ndërtimit

shtime e1608736731496
Komuna Shtime
Publikuar
15/06/2022
Skadon
22/06/2022
Lokacioni
Shtime
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009099
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 24/05/2022
Afati për aplikim: 14/06/2022 - 21/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002341 | RN00008552 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7.5 | Komuna Shtime

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Shtime shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
  • Institucioni Komuna Shtime
  • Nr. i Referencës RN00009099
  • Kodi RPC0002848
  • Data e njoftimit 24.05.2022
  • Afati për aplikim 14.06.2022 - 21.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon procedura sipas kërkesave dhe fletëparaqitjeve të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe  isntitucioneve tjera  
  2. propozon masa preventive me qëllim të pengimit të shkeljeve të dispozitave ligjore që rregullojnë  lëminë e ndërtimtarisë
  3. Urdhëron ndërmarrjen e masavave dhe veprimeve për eliminimin e parregullsive të konstatuara në  afat të paraparë me ligj ose në mungesë të rregullores e përcakton afatin vet
  4. Urdhëron që të paraqitet dokumentacioni dhe shënimet në afat të caktuar për lëminë e ndërtimit
  5. Urdhëron rrënimin dhe largimin e objekteve të filluara ose të nfrtura pa leje dhe kthim në gjendjën e  mëparshme 
  6. Ndalon ndërtimin e objektee pa leje, shqipton dënimin mandator.
  7. E drejta që në çdo kohë të inspektojë objekte që janë në ndërtim e sipër, të shikohet se a është  dukeu punuar siaps planit për të cilin më parë është dhënë leja ndërtimore
  8. merr masa për evitimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe mbronë itneresat  komunale
  9. Punët e inspektorit janë të natyrës urgjente, si dhe në lëminë përkatëse punon edhe jashtë orarit 8  orësh. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkur: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti i ndërtimtarisë me të paktën 240  kredi/ECTS apo ekuivalente me to (në rastin kur kreditë janë mbledhur sipas pasojë e diplomës  bachelor dhe master, fusha e diplomes master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i diplomës  bachelor). 
  • Kualifikime të posaçme formale 
  • Përvoja e punës e kërkuar: së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fuhën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të speciaizuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të larrtë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave  që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskretcion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këhsillave  profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal përfshirë aftësitë për të përfaqësuar

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

Aftësi lidhurme vendin e punës, logjike, të përgjithshme, njohuri lidhur me legjilacionin në fuqi  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Shpalljet e ngjashme