Inspektor/e i/e Minierave

Komisioni i Pavarur per Miniera dhe Minerale KPMM e1634646147764
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Publikuar
29/04/2022
Skadon
13/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008788
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/04/2022
Afati për aplikim: 29/04/2022 - 13/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002306 | RN00008516 | Inspektor i Minierave | Profesional 1 | 8 | Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komisioni i Pavarur i  Minierave dhe Mineraleve shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë Minerare
  • Institucioni Komisioni i Pavarur i Minierave dhe  Mineraleve
  • Nr. i Referencës RN00008788
  • Kodi RPC0002560
  • Data e njoftimit 08.04.2022
  • Afati për aplikim 29.04.2022 - 13.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

Detyra 1: Inspektimi i aktiviteteve të shfrytëzimi dhe aktiviteteve të veçanta për të   konstatuar

  • a) Nëse kompania e cila ushtron këto aktivitete posedon Licencë ose Leje, 
  • b) Nëse kompania e cila posedon Licencë ose Leje a i ushtron aktivitetet në përputhje me Licencën ose  Lejen përkatëse respektivisht me ligjet, rregulloret dhe dispozitat ligjore të sigurisë në punë dhe mbrojtjes  së mjedisit. 

Detyra 2: Inspektimi i lëndimeve me fatalitet (vdekjeprurëse) -lëndimeve të rënda,  dëmtimeve dhe degradimeve të rënda mjedisore ose dëmtimi i pronës. 

Detyra 3: Kontrollimi i dokumentacionit teknik dhe pranimet teknike për Leje te aktiviteteve të Veçanta. 

Detyra 4: Inspektimi i rregullt i minierave nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe objekteve për përpunimin  dhe pasurimin e lëndës së parë minerale. 

Detyra 5: Mbikëqyrja e aplikimit të masave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë gjatë   aktiviteteve minerare.

Detyra 6: Inspektimi i aktiviteteve minerare ilegale dhe ndërmarrja e masave për parandalimin e tyre.

Detyra 7: Kërkohet mirëmbajtja e rregullt e shënimeve të inspektimeve. 

Detyra 8: Koordinimi i inspektimeve me institucionet tjera. 

Detyra 9: Inspektimi i fushës para minuese sipas nevojës për të konstatuar përputhshmërinë e parametrave teknikë  për minim masive  ne përputhje me kërkesën, terenin dhe projektin e shfrytëzimit.  

Detyra 10: Inspektimi i minimit masiv dhe depove te eksploziveve dhe marrja e masave parandaluese për  minim të sigurt duke i zbatuar të gjitha masat e sigurisë. 

Detyra 11: Inspektimi i alarmeve, intervenimeve dhe certifikimin e anëtareve te qetave te  shpëtimit.

Detyra 12: Detyra te tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret– të cilat me arsye mund të kërkohen  kohë pas kohe. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose  analitike; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të  dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Kandidati duhet të këtë Diplomën Universitare te kualifikimit: Inxhinier i Diplomuar i Xehetarisë - sistemi 5 vjeçar ose gradën Master ne lëmin e Xehetarisë.
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë.
  • Kërkohet përvojë minimale 5 vjeçare në xehetari.
  • Përvoja e punës duhet të përfshij punën në sektorin minerar, përvoja e punës duhet që përveç  vërtetimit të punësimit duhet dëshmuar edhe me pasqyrën e llogaris nga Trusti ose Qarkores ne  fuqi.
  • Njohuri shumë të mira ne aplikimin e programeve Microsoft Office (Word, Excel etj).
  • Njohja e gjuhëve zyrtare ne vend, përparësi njohja e gjuhës angleze .
  • Aftësi te mira komunikuese.
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Kandidati duhet të këtë Diplomën Universitare te kualifikimit: Inxhinier i Diplomuar i Xehetarisë - sistemi 5 vjeçar ose gradën Master ne lëmin e Xehetarisë.
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë.
  • Kërkohet përvojë minimale 5 vjeçare në xehetari.
  • Përvoja e punës duhet të përfshij punën në sektorin minerar, përvoja e punës duhet që përveç  vërtetimit të punësimit duhet dëshmuar edhe me pasqyrën e llogaris nga Trusti ose Qarkores ne  fuqi.
  • Njohuri shumë të mira ne aplikimin e programeve Microsoft Office (Word, Excel etj).  Njohja e gjuhëve zyrtare ne vend, përparësi njohja e gjuhës angleze .
  • Aftësi te mira komunikuese.
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme

Inspektor/e i/e Ndërtimit   Malishevë e re
20/05/2022
17/05/2022
27/04/2022