Inspektor/e i/e Mbrojtjes së Mjedisit

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Publikuar
31/05/2022
Skadon
12/06/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Mjedis  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008895
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 01/06/2022 - 12/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002336 | RN00008547 | Inspektor i Mbrojtjes së Mjedisit | Profesional 1 | 6 | Komuna Gjakovë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Mjedisit 
  • Institucioni Komuna Gjakovë 
  • Nr. i Referencës RN00008895 
  • Kodi RPC0002657 
  • Data e njoftimit 29.04.2022 
  • Afati për aplikim 01.06.2022 - 12.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të  përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre  objektivave; 
  2. Mbikëqyren e aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për  mbrojtjen e mjedisit;
  3. Kryen kontrolle dhe mbikëqyrje inspektuese me qëllim të respektimit të normave, standardeve dhe  zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit;
  4. Mbikëqyrjen e lejeve mjedisore komunale; 
  5. Inspekton dhe monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit,  përfshirë menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin  e ndotjes së ambientit; 
  6. Reagimi në kohe ndaj kërkesave/ankesave të qytetareve dhe institucioneve të tjera, si dhe punë të  tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore;
  7. Ushtron mbikëqyrjen inspektuese dhe kontrolle përmes inspektimit mjedisor në zbatimin e ligjeve  dhe akteve tjera nen ligjore përmes se cilëve është i autorizuar dhe që kanë të bëjnë me fushën e  mbrojtjes së mjedisit;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë  të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në inxhinieri mjedisi, mbrojtje të ambientit  apo mjedisit, mjedis, kimi e përgjithshme, ekologji ose biologji me të paktën 240 kredi/ECTS  apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe  Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës  duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, mbikëqyrjes së zbatimit të politikave dhe  ligjshmërisë;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Secili kandidat i suksesshëm nga konkursi për pranim mund të emërohet në shërbimin civil vetëm në pozitën në  të cilën i përmbush kërkesat e përgjithshme formale (Kredi/ECTS) sipas konkursit për lëvizje brenda kategorisë. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shpalljet e ngjashme