Inspektor/e i/e Komunikacionit

komuna istog e1558652144905
Komuna Istog
Publikuar
21/06/2022
Skadon
01/07/2022
Lokacioni
Istog
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00009130
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 30/05/2022
Afati për aplikim: 20/06/2022 - 30/06/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0002667 | RN00008905 | Inspektor i Komunikacionit | Profesional 1 | 7.5 | Komuna Istog

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Istog shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të të përgjithshëm të Inxhinierisë (duke përjashtuar elektro teknologjinë)
  • Institucioni Komuna Istog
  • Nr. i Referencës RN00009130
  • Kodi RPC0002878
  • Data e njoftimit 30.05.2022
  • Afati për aplikim 20.06.2022 - 30.06.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Zhvillon dhe merr pëlqim për planet e punës dhe afatet në koordinim me mbikqyrësin për zbatimin e  projekteve, shërbimeve dhe produkteve në fushën e komunikacionit ; 
  2. Kryen detyrat e parapara sipas planit të punës të miratuar në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat  dhe procedurat e komunikacionit ; 
  3. Harton procesverbalet me rastin e inspektimit dhe propozon marrjen e masave adekuate ligjore në  harmoni me dispozitat ligjore në fuqi,përgadit dhe lëshon fletëparaqitje në rast të të shkeljes së dispozitave  me të cilat bëhet kundërvajtaja; 
  4. Mbikqyrjen inspektuese të rendit të udhtimit të operatorëve ekonomik transportues; orarit të punës,  hyrjet, daljet, parkingjet, inspektimi në stacionin e autobusëve ; 
  5. Kushtet e transportit të udhëtarëve, evitimi I rreziqeve në rrugë; 
  6. Inspektimi I transportit të mallrave,kontrolli I transportit të mallrave të rrezikshme;
  7. Ndalimi i punës së transportuesve illegal në komunikacionin rrugor; 
  8. Kryen punët dhe detyrat tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret  aktuale , si dhe punët dhe detyrat të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme nga mbikëqyrsi. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Diplomë Universitare, Fakulteti Teknik – Drejtimi I Komunikacionit Rrugor, Fakulteti i Inxhinjerisë  Mekanike –Drejtimi I Komunikacionit , Diplomë Universitare në fushën e komunikacionit, me të paktën 240  kredi/ECTS apo ekuivalente me to; 
  • Kualifikime të posaqme formale: Certifikata të trajnimeve sa i përket kësaj pozite;  
  • Pëvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura  për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit; 
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgaditjen e raporteve bazike ose analitike  në marrjen e vendimeve; 
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave; 
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar

Mënyra e aplikimit 

  • Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshminë që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Ligji i procedurës së përgjithshme administrative;  
  • Ligji, Rregulloret dhe Udhëzimet që i përkasin kësaj lëmie. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Të dhëna shtesë: 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Apliko
Drop files here browse files ...
Drop files here browse files ...

Shpalljet e ngjashme

21/06/2022