Inkasant/e

hidrodrini 1 e1600241647201
KRU Hidrodrini
Publikuar më
08/12/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin $ të Ligjit Nr.03,L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0712017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Inkasant NjO Pejë
Ekzekutues:1 (Një)
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore ), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit .

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Leximi i ujëmatësave të të gjithë konsumatorëve për ujin e shpenzuar që ka në teren
  • Shpërndarjen e faturave mujore te konsumatorve për ujin e shpenzuar,
  • Inkasimin e faturave mujore nga konsumatoret për ujin e shpenzuar,
  • T'i dorëzoj paratë e inkasuara në Kompani dhe të mbaj shënime për inkasimin sipas procedurave
  • Zbulimin evidentimin si dhe paraqitjen e konsumatorëve te ri me ujëmatës apo pa ujëmatës, të cilet janë te kyqur në rrjetë pa pëlqimin lejen e Kompanisë dhe shpenzojnë ujin e pijës
  • Kakontakte të përditëshme me palë
  • Kryen punët dhe detyrat tjera të cilat mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të vendit të punës ose të caktuara nga punëdhënësi
  • Përpunën e tij i përgjigjet Shefit të inkasimit,

KërkesatKualifikimet Profesionale:

  • Diploma e shkollës së mesme, apo fakultet.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese,
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime,
  • Dëshmi për përvojën e punës,

Aplikacionet mund të merrenë në Zyrenen e Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini ”Sh. A." Rr.  Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. www.hidrodrini.com .

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër
Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Heb — faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vetë dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen .Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen .

KRU “ Hidrodrini” Sh. A.ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.