Infermier/e mjekesisë në QKMF (2)

Junik e1608734384375
Komuna e Junikut
Publikuar më
26/08/2021
Qyteti
Junik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 067L-114, Komuna e Junikut shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Infermier/e mjekesisë në QKMF, “Dr. Ali Hoxha”- Junik
Institucioni: Komuna e Junikut,
Departamenti Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale QKMF,
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik,
Numri i pozitave: (2) Dy,
Titulli i mbikqyrësit: Kryeinfermier/a e QKMF-SË
GradafKoeficienti: H-59
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për infermiere

  • Praktikon përputhjen me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën në shpejtësi,
  • Komunikon në mënyrë efektive me individët, pacientët apo familjen dhe ofron kujdes të standartit të lartë dhe dokumenton punën e bërë,
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësorë për individin, pacientin dhe familjen në theks të veqantë në marrjen e përgjegjësisë,
  • Inkurajohet nga punë ekipore nga mjeku familjar dhe mjeku i përgjithshëm,
  • Ofron shërbimet e kujdesit antental dhe post-natal, imunizimin dhe vaksinimin,
  • Përgatit dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuar për vizitë, gjithashtu asiston gjatë ekzaminimit të procedurave të kërkuara, si dhe administron terapin enterale dhe paranterale të përshkruara nga mjeku familjar,
  • Kryen edhe punë administrative dhe vepron në mënyrë profesionale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë në fuqi për KPSH-ën,
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke e ruajtur konfidencialitetin professional,
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurt, deponon dhe administron paisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto efektive,
  • Zbaton protokollet e praktikave infermierore.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme te Mjekësisë- drejtimi i përgjithshëm,
  • Të jetë Infermierre ife regjistruar dhe licensuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune ife pa varur në ekip - Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie,
    religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur
15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 26.08.2021 do 09.09.2021 (16:00) '

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Zyren për shërbim me qytetarë, kati përdhese në ndërtesën e administratës në Komunën së Junikut si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Junikut, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
18/11/2021