Infermier/e i Përgjithshëm – Shofer/e në Emergjencë (2)

shtime e1608736731496
QKMF Shtime
Publikuar më
29/05/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-1 14, Udhëzimit Administrativ
(MPMS) nr. 0772017, Komuna Shtime shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës në QKMF

Titulli i vendit të punës: Infermier i Përgjithshëm - Shofer në Emergjencë
Institucioni: Komuna e Shtimes
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (2) dy
Titulli i mbikqyresit: Kryeinfermieri i Emergjencës QKMF
Grada/Koeficienti: H59
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Te zoteroje njeren nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:
  • Të jetë i aft pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse,
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë për Infermier i Përgjithshëm - Shofer në Emergjencë

  • Udhëheq dokumentacionin e të sëmuarëve , ftesave, urdhëresave, kartelet e intervenimeve dhe i futë të dhënat e nevojshme në kompjuter.
  • Asiston në dhënjen e ndihmës urgjente, opservimit, kirurgjisë së vogël, duke bërë reanimimin kardio-pulmonar-cerebrar, përdorimin e defibrilatorit, EKG, monitorit, ndaljen e gjakderdhjes, dhënjen e antishok terapisë ,bënë observimin e të sëmurëve në ambulancë apo jashtë.
  • Është antari rregullt i ekipit mjekësor, në qendër në shtëpi, banesë, rrugë dhe çdo hapsirë tjetër si dhe në ekipet transportuese,
  • Te ketë njohuri për punën e paisjeve të aparaturës në autoambulancë, qendër dhe është përgjegjës për funksionimin e tyre
  • E ndihmon mjekun në triazhimin e të sëmuareve të lënduareve etj.
  • Transport të sigurt dhe trajtim gjatë transportit ( brenda teritorit të komunës së Shtimes dhe në rast nevoje edhe jashtë saj , punon në ekipë:
  • Ruan sekretin mjekësor në punën e përditëshme,
  • Komunikon me Kryeinfermierin e urgjencës si dhe merr urdhera nga ai, njëkohësisht e voizitë edhe autoambulancën:
  • Kryen edhe punë tjera nga fusha e përgjegjësisë.
  • Kandidatët të cilët konkurojnë për këtë vend pune Aplikacionit duhet t'ia bashkangjesin:

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Bachelor — Dega Infermieri e përgjithshme ose Shkolla e mesme e mjekësisë — drejtimi i
    përgjithshëm
  • Licenca e Punës valide dhe Lejen e vozitjës ( Patent shofer) valid të lëshuar nga organet e Republikës së Kosovës:

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar:
  • Rezymeja Personale (CV):
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar:
  • Diplomat e kualifikimit (kopje):
  • Kopjen e licencës:
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT,
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal):
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të Konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa Konkursi mbetet i
hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 30.05.2021 deri 14.06.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave

Aplikacionet merren në QKMF, rruga “Anton Qeta “nr.39 në Shtime si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja SIMBNJ- https://konkursi.rks-gov.net/ dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Objektin e QKMF-së apo të dërgohen me postë në këtë adresë.

Rezultatet shpallën në linkun: https:https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakoi ra nuk do të pranohen.