Infermier/e i/ e përgjithshme

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
22/04/2021
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114,neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121,Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Një (1) _INFERMIER I PËRGJITHSHËM NË SHTËPIN PËR KOMUNITETE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Organizimi i punës në njësi
  2. Mbikqyrja e hixhienes në njësi
  3. Dhënja e terapisë për rezidentë
  4. Pastrimin dhe lidhjen e plagëve
  5. Mbikqyrjen e shëndetit të rezidentëve
  6. Aktivitete me rezident
  7. Përcjelljen e dokumentacioneve të rezidentëve
  8. Aftësi dhe shkathtësi profesioanle
  9. Aftësi komunikuese dhe përfaqësuese
  10. Punë tjera
  11. Për punën e tij/saj i përgjigjet Menaxherit të njësisë dhe Drejtorit të DSHPS

Kushtet dhe kriteret :

Përgatitja: Shkolla e Meseme e Mjekësis drejtimi-. Infermieri e Përgjithshme Licenca e Punës

Certifikata Shëndetësore.

Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan.

Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime.

Letërnjoftimi kopje.

Aftësitë:

Të ketë aftësi komunikimi.

Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe kodin e etikën Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë.

Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.

Të ketë aftësi dhe shkathtësitë në edukimin shëndetësor për rezidentë

Të ketë aftësi për punën në grupe të përkujdesjes ndaj kategorive të ndryshme të rezidentëve

Paga mujore:

Koeficienti:5.4

Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar Puna provuse gjasht (6) muaj

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 21.04/2021 deri me 05.05/2021 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit.

Paraqitja e Aplikacioneve:

Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs.

Vërejtje:

Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen,të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës https//kk.rks-gov.net/lipjan dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës.

Listime të ngjashme

08/05/2021