
Përshkrimi
RN00008207
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/01/2022
Afati për aplikim: 25/02/2022 - 11/03/2022
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 0GJL-114, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr: 037L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr, 0772017 si dhe në bazë të rekomandimit nr. 07717 i datës: 24.01.2022 të DSHMS-së Komuna e Malishevës - QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” shpall:
KONKURS PËR PLOTSIMIN E VENDIT TË PUNËS.
Titulli i vendit të punës: Infermier/e i/e Përgjithshëm/e në QKMF- Dr. “ Shpëtim
Robaj” — Malishevë.
- Infermier/e i/e Përgjithshëm/e 1 pozitë e lirët
Institucioni: Komuna e Malishevës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave (1) një.
Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
Grada/Koeficienti 4.8
Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar
Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë.
- Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF
- Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore
- Kryen punë administrative shëndetësore
- Përgjigjet për participimin e pacientëve
- Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit
- Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve,
- Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulant dhe anasjelltas
- Sipas urdhrit të shefit të mjekësisë familjare kryen edhe punë tjera
- Për punën e vet i përgjigjet Kryeinfermierit dhe Shefit të Sektorit të Mjekësisë Familjare.
Dokumentet e nevojshme:
- Diplomën e fakultetit te infermierisë ose diplomën e shkollës së mesme të mjekësisë.
- Licencën e punës.
- Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës, diploma duhet njihet nga MPB.
- Formulari i aplikimit i plotësuar
- Rezymeja personale (CV)
- Certifikatën e lindjes,
- Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar (origjinali).
- Letërnjoftimin të fotokopjuar .
- Certifikatën e mjekut për punë (pas përzgjedhjes nga komisioni)
Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit me shkrim.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 25.02.2022 deri me dt: 11.03.2022 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).
- Konkursi shpallet në linkun: konkursi.rks-gov.net si dhe në tabelën e shpalljeve ne
OKMF - Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të
pranohen.