Infermier/e i/e përgjithshëm

shtime e1608736731496
QKMF Shtime
Publikuar më
29/05/2021
Qyteti
Shtime
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, Udhëzimit Administrativ
(MPMS) nr. 0772017, Komuna Shtime shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës në QKMF :

Titulli i vendit të punës: Infermier i përgjithshëm

Institucioni: Komuna e Shtimes.
DepartamentijDrejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale — QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (1) një
Titulli i mbikëqyrësit: Kryeinfermieri i Mjekësisë Familjare- QKMF
Grada/Koeficienti: H.68
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar:
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:
  • Të jetë i afti pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë për Infermier i përgjithshëm

  • Pranon dhe triazhon pacientët në QKMF-QMF:
  • Përgatitë pacientët për vizitë mjekësore:
  • Kryen punët administrative shëndetësore:
  • Përgjigjet për participimin e pacientëve
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit:
  • Bënë aplikimin e terapisë si dhe përcjelljen e shenjave vitale gjatë kohës së transportit të pacientëve
  • Bënë bartjen e pacientëve prej shërbimit deri në ambulancë dhe anasjelltas:
  • Sipas urdhrit të Kryeinfermierit të Mjekësisë Familjare kryen edhe punë të tjera:
  • Për punën e vetë i përgjigjet kryeinfermierit të njësisë dhe QKMF-së:

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Bachelor — Dega Infermieri e përgjithshme ose Shkolla e mesme e mjekësisë — drejtimi i
    përgjithshëm - kopje
  • Licenca Punës valide . -kopje

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar:
  • Rezymeja Personale (CV):
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar:
  • Diplomat e kualifikimit (kopje):
  • Kopjen e licencës:
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT:
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal):
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të Konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa Konkursi mbetet i
hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 30.05.2021 deri 14.06.2021 (15:00)

Paraqitja e kërkesave

Aplikacionet merren në QKMF, rruga “Anton Qeta “nr.39 në Shtime si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja SIMBNJ- https://konkursi.rks-gov.net/ dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Objektin e QKMF-së apo të dërgohen me postë në këtë adresë.

Rezultatet shpallën në linkun:https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.