Infermier/e (8)

64x64 50x50 republika e kosoves e1610568046502
Ministria e Shëndetësisë
Publikuar më
15/06/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Infermier (8 pozita)
Paga mujore: 422.00 euro;
Vendi i Punës: Dragash
Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj
Nr. i Referencës: MSh-03/06/2021

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me legjislacionin në fuqi, rregullat dhe procedurat;
  2. Reagon ne mënyre efektive për te papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
  3. Praktikon ne përputhje me kodin etik, komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
  4. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  5. Të jetë i/e kujdesshëm në evidentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  6. Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri;
  7. Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale pacientëve, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
  8. Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
  9. Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale;
  10. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  11. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkollimi i kërkuar: Diploma Bachellor i Infermierisë ose Diplom e Shkollës së Mesme e Mjekësisë;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca valide e punës (Licencë Bachelor i Infermieris ose Infermier i Përgjithshëm);
  • Përparësi kanë kandidatët me kualifikim Bachelor i Infermierisë, me notën mesatre më të lartë;
  • Aftësi të mjaftueshme që lidhen me nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 15.06.2021 deri 20.06.2021

Paraqitja e kërkesave: CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net .

Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë vendi i punës (Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës dhe nr. i kontaktit.

Kërkesat e pa kompletuara dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme