Infermier/e (5)

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Publikuar më
10/02/2021
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Neni 8 paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Kamenicës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • Titulli i vendit të punës: Infermier/e në QKMF, “Dr. Shaban Geci”- Kamenicë.
  • Institucioni: Komuna e Kamenicës
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (5) pesë
  • Mbikqyrësi: Kryeinfermieria e QKMF-SË
  • Grada/Koeficienti: 4.8
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë për infermier/e 

  • Praktikon përputhjen me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën në shpejtësi
  • Komunikon në mënyrë efektive me individët, pacientët apo familjen dhe ofron kujdes të standartit të lartë dhe dokumenton punën e bërë
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësorë për individin, pacientin dhe familjen në theks të veqantë në marrjen e përgjegjësisë.
  • Inkurajohet nga punë ekipore nga mjeku familjar dhe mjeku i përgjithshëm
  • Ofron shërbimet e kujdesit antental dhe post-natal, imunizimin dhe vaksinimin
  • Përgatit dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuar për vizitë, gjithashtu asiston gjatë ekzaminimit të procedurave të kërkuara, si dhe administron terapin enterale dhe paranterale të përshkruara nga mjeku familjar
  • Kryen edhe punë administrative dhe vepron në mënyrë profesionale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë në fuqi për KPSH-ën.
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke e ruajtur konfidencialitetin profesional.
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurt, deponon dhe administron paisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto
  • baton protokollet e praktikave infermierore

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme te Mjekësisë
  • Të jetë Infermier/e i/e regjistruar dhe licensuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

konkursi mbetet i hapur 13 ditë kalendarike nga dita e publikimit, aplikacionet dorëzohen nga data 08.02.2021 deri më 20.02.2021.

Paraqitja e kërkesave: 

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, dhe në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, si dhe mund të shkarkohen nga Web-faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës, dhe të plotësuarat dorëzohen në zyrën e pranimit në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë .

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

⇒ Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Infermier/e (8)   Dragash
15/06/2021