Infermier/e (5), Ndihmës Infermier/e (5)

prizren e1596493818889
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
04/08/2020
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale
Shtëpia e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara

  • Titulli i pozitës së punës: Infermier/e
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)
  • Koeficienti: H-53,
  • Numri i Ekzekutuesve: 5

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Gjatë orarit të ditës apo gjatë kujdestarisë është i/e obliguar të dijë saktë numrin e klientëve dhe gjendjen shëndetësore të tyre në repartin ku ai/ajo punon si dhe të bëj evidentimin e tyre në raportin ditor dhe të raportoj te infermieri përgjegjës i
  • Ka përgjegjësi në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të klientëve, shpërndarjen e terapisë së rregullt eventuale sipas përshkrimit të mjekut apo neuropsikiatrit dhe evidentimin e
  • Bën pastrimin dhe lidhjen e plagëve si dhe evidentimin e
  • Është përgjegjës për higjienën personale të klientëve, repartit dhe për veshmbathjen e tyre, po ashtu ka për detyrë ti përcjell klientët gjatë shujtës së
  • Punon ngushtë me mjekun dhe neuropsikiatrin, kryeinfermierin dhe infermierin përgjegjës duke raportuar mbi gjendjen shëndetësore dhe ndryshimet eventuale rreth klientëve ;
  • Punon në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejt me mjekun, kryeinfermierin, infermieret përgjegjës të reparteve, punëtoren sociale dhe profesionistët tjerë në përmirësimin e gjendjes së pacientëve përmes aktiviteteve rehabilituese dhe rekreative;
  • Bën transportin e klientëve jashtë institucionit për shërbime tjera mjekësore sipas përshkrimit të mjekut;
  • Ka përgjegjësi në përshkrimin e raporteve ditore dhe raporton tek infermieri përgjegjës, kryeinfermieri dhe mjeku për punën dhe aktiviteteve gjatë 24 orëve
  • Përgadit raporte javore, mujore dhe vjetore;
  • Bashkë me stafin tjetër gjatë ndërrimit përgatit dhe servon ushqimin për klientët;

Kushtet:

Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme, infermierisë ose Fakulteti i infermierisë Përvojë pune së paku 6 muaj ose praktika profesionale e kryer

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Posedimi i patentshoferit (e preferueshme)
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime

Titulli i pozitës së punës:

  • Ndihmës Infermier/e
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha provuese 6 muaj)
  • Koeficienti: H-60,
  • Numri i Ekzekutuesve: 5

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Kujdeset për higjienën e klientëve te ndihmoj ne pastrimin e tyre si dhe te bej pastrimin e atyre qe nuk mund te pastrohen vet për shkak te gjendjes se rend shëndetësore dhe e raporton infermierin përgjegjës dhe infermierin e ndërrimit.
  • Ka për detyrë të bëj rregullimin e shtretërve dhe të repartit si dhe pastrimin e
  • Në bashkëpunim me infermierin prganizojnë dërgimin e klientëve në restoranin e kuzhinës dhe bëjne shpërndarjen e ushqimit për klientët në nevojë si dhe u ndihmojnë në të ushqyer atyre që nuk mund të ushqehen
  • Përgadit klientët në mëngjes dhe në mbrëmje si dhe u ndihmon në veshëmbeathjen e
  • Bën ndërrimin e pampersave të klentëve si dhe I pregadit për gjumë në mbrëmje duke ju a pastruar kembët dhe duke ja rregulluar shtratin
  • Bën përcjelljen e klientëve dhe merr pjesë ne terapinë e punës dhe të rehabilitimit në bashkëpunim me infermierët.
  • Ndihmon infermieret në tranportimin e rasteve jashtë institucionit
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të klientëve
  • Përgadit raporte javore, mujore dhe
  • Bashkë me stafin tjetër në ndërrim bënë edhe përgatitjen dhe servimin e ushqimit për klientët.

Kushtet:

Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme, infermierisë, Fakulteti i infermierisë Përvojë pune së paku 6 muaj ose praktika profesionale e kryer

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Posedimi i patentshoferit (e preferueshme)
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit,  duke  filluar  nga  data  e  publikimit më 04.08.2020 deri më datën 18.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks- gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 –16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Punëtor/e ndihmës/e (7)   Rahovec e re
25/09/2020
11/09/2020
Menaxher/e i/e Zyrës   Prishtinë
03/09/2020