Infermier/e (422)

64x64 50x50 republika e kosoves e1610568046502
Ministria e Shëndetësisë
Publikuar më
31/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, shpall:

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës: Infermier Bachelor, në komunat si në vijim:

  • Deçan - nëntë (9) pozita;
  • Gjakovë – njëzetekatër (24);
  • Gllogoc – njëmbëdhjetë (11);
  • Gjilan – njëzetedy (22)
  • Dragash – nëntë (9);
  • Istog – njëmbëdhjetë (11);
  • Kaçanik – pesë (5);
  • Klinë – njëmbëdhjetë (11);
  • Fushë Kosovë - dhjetë (10);
  • Kamenicë – nëntë (9);
  • Mitrovicë – njëzetedy (22);
  • Lipjan – gjashtëmbëdhjetë (16);
  • Novobërdë – tre (3);
  • Obiliq – tre (3);
  • Rahovec – njëmbëdhjetë (11);
  • Pejë – njëzetegjashtë (26);
  • Podujevë – tetëmbëdhjetë (18);
  • Prishtinë – katër dhjetë e tetë (48);
  • Prizren – katër dhjetë e dy (42);
  • Skenderaj – trembëdhjetë (13);
  • Shtime - pesë (5);
  • Shtërpcë – pesë (5);
  • Suharekë – tetëmbëdhjetë (18);
  • Ferizaj – tetëmbëdhjetë (18);
  • Viti dhe Kllokot – dymbëdhjetë (12);
  • Vushtrri– tetëmbëdhjetë (18);
  • Malishevë – katërmbëdhjetë (14);
  • Junik – tre (3);
  • Mamushë – tre (3);
  • Hani i Elezit – tre (3);

Paga mujore: 422.00 euro;

Vendi i Punës: Institucione Publike Shëndetësore

Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj

Nr. i Referencës: MSh-02/05/2021

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me legjislacionin në fuqi, rregullat dhe procedurat;
  2. Reagon ne mënyre efektive për te papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
  3. Praktikon ne përputhje me kodin etik, komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
  4. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  5. Të jetë i/e kujdesshëm në evidentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  6. Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri;
  7. Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale pacientëve, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
  8. Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
  9. Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale;
  10. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  11. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkollimi i kërkuar: Diploma Bachellor në Infermieri të Përgjithshme;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca valide e punës;
  • Aftësi të mjaftueshme që lidhen me nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 28.05.2021 deri 01.06.2021

Paraqitja e kërkesave: CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net .

Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë vendi i punës (Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës dhe nr. i kontaktit.

Kërkesat e pa kompletuara dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Shpallja e plotē.

Listime të ngjashme

Infermier/e (15)   Prizren
18/09/2021
14/09/2021