
Përshkrimi
RN00008623
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 17/03/2022
Afati për aplikim: 16/04/2022 - 30/04/2022
Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8, Ligjit për Shëndetësi Nr. 04/L-125 nenit 1 pika 1.20 dhe nenit 69 pika 1.11, Udhëzimin Administrativ(MSH) Nr.02/2015 Organizimi, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së institucioneve të kujdesit parësor shëndetësorë neni 14 pika 1.7, Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik, Komuna Hani Elezit shpallë:
KONKURS
(Për plotësimin e vendit të lirë të punës)
Institucioni: Komuna Hani Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
njësia/ sektori: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Dr.Menduh Kaloshi” Hani i Elezit,
Titulli i vendit të punës: Infermier/e
Numri i pozitave: Një (1) pozitë me afat të pacaktuar
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF-së
Koeficienti/Grada: H-68, Gr/St H-377/1
Orët e punës: 40 orë në javë
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Diplomë universitare në fushën e Infermierisë
- Shkollim i mesëm në fushën e Infermierisë
- Licenca si profesionist shëndetësor
- Patent Shoferi (e dëshirueshme)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron mbrojtje primare shëndetësore .
- Cakton,planifikon implementon dhe vlerëson kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar.
- Kontribuon në krijimin e një mjedisi të sigurt klinik për të gjithë pacientët dhe kolegët.
- Të administron terapinë e përshkruar në përputhje me politikën institucionale.
- Tu ofron pacientëve informata të qarta lidhur me kujdesin i cili u ofrohet atyre.
- Të përdorë dhe mirëmban në mënyrë të sigurt të gjitha pajisjet .
- Të merr pjesë në mbledhjet e ekipit kur është e nevojshme.
- Të ruan konfidencialitetin e plotë për çështje që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit dhe punën e institucionit.
- Të kryen dhe detyra tjera që kërkohen nga mbykqyërsi për të siguruar efikasitet të lartë në punë.
Dokumentet e nevojshme:
- Dëshminë për shkollimin e mbaruar (e vërtetuar).
- Licenca e Punës (e vërtetuar).
- Dokumentin e identifikimit.
- Patent Shoferi
- Çertifikatën mbi gjendjen shëndetësore.
- Çertifikatën që nuk është nën Hetime.
- Çertifikatën që dëshmon njohuri nga kompjuteri dhe njohuri tjera (e dëshirueshme)
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.04.2022 deri 30.04.2022 (16:00).
Të gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit mund ti marrin në formë fizike pranë Qendrës për Shërbime me Qytetar në Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend, apo ti shkarkojnë në portalin shtetëror https://konkursi.rks-gov.net Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret e konkursit nuk do të shqyrtohen ndërsa në faza tjera të rekrutimit do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e që futen në listë të ngushtë. Mirëpriten aplikacionet e femrave dhe meshkujve të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/,në webfaqen e komunës https://kk.rks-gov.net/haniielezit dhe në tabelën e shpallies.