Infermier/e (23), Staf teknik (10)

64x64 50x50 republika e kosoves e1610568046502
Ministria e Shëndetësisë
Publikuar më
18/12/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i vendit të punës: Infermier (10 vende me Bachelor dhe 13 vende me shkollë të mesme)

  • Koeficienti / Paga: 422.00 euro;
  • Vendi i Punës: Institucione Publike Shëndetësore
  • Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj
  • Nr. i Referencës: MSh-13/12/2020

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me Manualin e Qeverisë;
  2. Reagon ne mënyre efektive për te papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi;
  3. Praktikon ne përputhje me kodin etik, komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
  4. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  5. Të jetë i/e kujdesshëm në evidentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  6. Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri;
  7. Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale pacientëve, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
  8. Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
  9. Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale;
  10. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  11. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkollimi i kërkuar: Diploma Bachellor  / Shkollës së Mesme Mjekësisë, Infermieri e Përgjithshme;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca valide e punës;
  • Aftësi të mjaftueshme që lidhen me nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i vendit të punës:
Staf teknik dhe mbështetës (10 vende)

  • Koeficienti / Paga: 360.00 euro;
  • Vendi i Punës: Institucione Publike Shëndetësore
  • Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në mbështetje të stafit mjekësor dhe qytetarëve në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19), në pajtim me Manualin e Qeverisë;
  2. Komunikon ne mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes te standardit te larte dhe dokumenton punën e bere;
  3. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  4. Të ofrojë asistencën teknike dhe profesionale, në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme;
  5. Të informojë përgjegjësit për të gjitha aktivitetet gjatë ndërrimit;
  6. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  7. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për Ministrinë e Shëndetësisë.

Shkollimi i kërkuar: Diploma e Shkollës së Mesme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Patent shoferi, kategoria B;
  • Aftësi të mjaftueshme që lidhen me vendin e punës;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  BazuarLigjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 dhe .

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 17.12.2020 deri 21.12.2020

Paraqitja e kërkesave: CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net .

Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe nr. i kontaktit.

Kërkesat e pa kompletuara dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

21/01/2021
21/01/2021
Vozitës/e (2)   Gjilan
21/01/2021
15/01/2021
13/01/2021