Hulumtues/e në terren (10)

qkss kcss
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Publikuar më
09/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e dhjetë (10) hulumtuesve në terren. Hulumtimi në terren do të filloj më 25 shtator 2020 në të gjithë Kosovën, dhe do të zgjasë nga 5 deri 7 ditë.

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

  • Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik)
  • Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;
  • Të ketë njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor;
  • Të jetë jo më i/e vjetër se 25 vjeç;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar

Për të aplikuar për Hulumtues në terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet në këtë e-mail adresë: taulant.boshnjaku@qkss.org duke shkruar në Subjekt - Aplikimi per hulumtues ne terren - WBSB 2020.

Konkursi mbetet i hapur deri më 16 shtator 2020. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Vërejtje:

Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit. Mos-kontaktimi i juaj deri më 18 shtator 2020 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur.

Listime të ngjashme