
Përshkrimi
Bazuar në Nenet 79 dhe 80 të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe në bazë të kërkesës së QKMF-së, Komuna e Podujevës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE
- Pozita: Higjienist/e - 1 (një) pozitë
- Koeficienti: H - 314 / 1
- Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.
Përshkrimi i detyrave të punës :
- Bën pastrimin e ordinancave, koridoreve dhe lokaleve të punës;
- Mbledh hedhurinat në lokalet e punës dhe i deponon në vendin e caktuar;
- Bën pastrimin e nyjeve sanitare;
- Pastron oborrin e objektit;
- Në ordinancë dhe lokale të Administratës bënë pastrimin e inventarit, mjeteve të punës dyshemeve, mureve, dritareve, dhe inventarit tjetër që gjendet në lokal - ordinancë;
- Kujdeset për ruatjen, mirëmbajtjen e inventarit dhe mjeteve të punës;
- Punët e rëndomta të pastrimit i kryen për çdo ditë, ndërsa një herë në muaj bënë pastrimin e përgjithshëm(gjeneral) të ordinancave, inventarit dhe mjeteve të tjera të punës;
- Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Shërbimit dhe Drejtorit.
Kualifikimi i kërkuara:
- Diplomë e Shkollës së Mesme
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Dokumentet e Kërkuara:
- Diploma e kualifikimit përkatës;
- Kopja e Letërnjoftimit;
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime;
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit);
- Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Afati i aplikimit:
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 27.04.2022 deri me dt.26.05.2022.
Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 27.05.2022 deri me datën 10.06.2022.
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/