Graphic Designer

albi market
Albi Group
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Dizajn  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Fashion pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj, si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Graphic Designer (1 Pozitë)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Dizajnimi i katalogëve, broshurave, fllajerave, posterave, sipas kërkesave të kompanisë;
  • Paraqitja në mënyrë ilustrative e koncepteve dhe dizajneve e materialeve të kërkuara;
  • Krijimi dhe prodhimi i ideve dhe koncepteve të reja;
  • Përmbahet e afateve kohore të paracaktuara për zhvillimin e dizajneve;
  • Krijimi i animacioneve të thjeshta;
  • Detyra tjera në fushën e dizajnit.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë në fushën e dizajnit grafik,
  • Te njoh mirë programet Adobe Photoshop, Illustrator dhe After Effect
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Aftesi te mira komunikimi

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, dokumentat e tjera shoqëruese dhe

PORTOFOLION duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e-mail-it: hr@albicenter.com.

Konkursi do të jetë i hapur nga Data 26.02.2021 deri me datë 10.03.2021

Duke ju falënderuar pë aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme