Thirrje per aplikim per Grantet Urgjente

kcsf e1559030534911
KCSF
Publikuar më
01/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Individë, Organizata Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke  vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku:  (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

GRANTET URGJENTE

Grantet Urgjente ofrojnë mundësinë e intervenimit të shpejt dhe me kohë nga shoqëria civile për t’iu përgjigjur çështjeve të identifikuara që kontribuojnë drejt qëllimit të programit  EJA Kosovë. Granti u mundëson akterëve të ndryshëm të identifikojnë mundësi për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte.

Për t’u kualifikuar për mbështetje, aplikantët duhet të arsyetojnë nevojën për reagim të shpejtë dhe si do të rrezikohej fusha në të cilën veprohet në mungesë të një reagimi të menjëhershëm.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët
  • Nismat e paregjistruara
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Aplikantët mund të  aplikojnë për financim për një periudhë deri në 12 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 5.000 EUR për grant.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë  aplikacionet e plotësuara në eja@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzimet për aplikime dhe formularin e aplikimit.

Aplikimet për grante urgjente mund të paraqiten në çdo kohë dhe nuk ka ndonjë afat aplikimi.

Të gjitha informatat shtesë, përfshirë udhëzimet për aplikim dhe forman e aplikimit, mund të gjenden më poshtë. Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit për grante mund të dërgohen me email në ejainfo@kcsfoundation.org.

Me shume informacion.

Listime të ngjashme

22/10/2020
21/10/2020
Arsimtar/e (3)   Viti e re
21/10/2020