Grantet për projekte të vogla

german embassy kosovo e1604661397970
Ambasada e Gjermanisë
Publikuar më
01/02/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizata Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Grantet për projekte të vogla nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë për qëllim të sigurojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive për shtresat më të varfëra dhe / ose grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë kanë të drejtë aplikimi. Individët, kompanitë dhe start-up bizneset nuk mund të përkrahen.

Cilat janë kriteret?

Projekt-propozimi:

  • nga projekti duhet të përfitojnë shtresat më të varfëra dhe / ose grupet më të cenueshme të shoqërisë;
  • projekti mund të financohet me një shumë prej 5.000 EUR deri në 15.000 EUR;
  • projekti mund të mbulojë vetëm një shumë të limituar të shpenzimeve për personel/staf;
  • projekti nuk mund të rezultojë në shpenzime recidive (p.sh. shpenzime për karburant, ushqim, barëra, materiale të ndryshme etj.);
  • projekti mund të përmbyllet brenda vitit kalendarik 2021.

Në çfarë fokusohet thirrja për aplikim këtë vit?

  • Në projekte për gjenerimin e të ardhurave;
  • Në projekte me një ndikim të gjerë shoqëror;
  • Në projekte që kanë të bëjnë me ndikimet afatmesme dhe afatgjata të pandemisë COVID-19 në shoqëri;

Gjithashtu në konsideratë do të merren edhe projekte nga fusha të tjera.

Cila është procedura për dorëzimin e projekt-propozimit dhe kur është afati i fundit?

Projekt-propozimi duhet të përmbajë këto dokumente:

  • Formularin e plotësuar të aplikimit (mund ta shkarkoni këtu: www.pristina.diplo.de);
  • Planin financiar të projektit (financimi vetanak, financimi nga një palë e tretë dhe pjesa që kërkoni të financohet nga ambasada) në formë tabelare me detaje për shpenzimet përkatëse;
  • Dy pro faktura (dy oferta për pajisjet dhe/ose koston e shërbimeve; të përkthyera në gjuhën angleze);
  • Kopjen e çertifikatës së regjistrimit të OJQ-së;
  • Nënshkrimet e dy menaxherëve të projektit (nënshkrimet duhet të jenë të skanuara).

Projekt-propozimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze në mënyrë elektronike deri më 8 mars 2021, ora 12:00 në: info@pris.diplo.de

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme