Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes për Media

kosova live
Kosova Live
Publikuar më
26/10/2020
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Media

Përshkrimi

Thirrje për Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes

Mbështetje për Edukimin Medial dhe Informativ në Kosovë 2020 – Faza II

KosovaLive ka hapur thirrjen e dytë për Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes për Media dhe Gazetarë të Pavarur në Kosovë.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Media (të shtypura, TV, radio, media në internet) dhe Gazetarë të pavarur .

Kur dhe si ta dërgoni aplikimin?

Të gjitha aplikacionet duhet të pranohen deri më 5 nëntor 2020. Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Aplikimet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike në info@kosovalive.org dhe në kosovalive.social@gmail.com me titullin “Thirrje për Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes”.

KosovaLive planifikon të zhvillojë një sesion informues (ballë për ballë ose në distancë përmes Zoom ose një platforme të ngjashme) me datën 2 nëntor 2020, ora 10:00, ku do të jepen përgjigje në pyetjet në lidhje me procesin e aplikimit dhe ndihmë në plotësimin e aplikacioneve.

Të gjitha pyetjet për këtë thirrje duhet të drejtohen në këto dy e-mail adresa: info@kosovalive.org dhe kosovalive.social@gmail.com.

Ndalohet rreptësisht kontaktimi i stafit të KosovaLive, vizita në zyrë, apo thirrja telefonike.

Aplikantët e interesuar që nuk i ndjekin këto udhëzime, do të diskualifikohen nga konsiderimi i mëtutjeshëm.

Thirrjen e plotë për aplikim mund ta lexoni këtu.

Listime të ngjashme

23/11/2020
Office Administrator   Prishtinë e re
23/11/2020
23/11/2020
19/11/2020