Grante të vogla për projekte

kcsf e1559030534911
KCSF
Publikuar më
18/11/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Organizata Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku: (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik, dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

Grantet e vogla për projekte kanë për qëllim të ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individë, nisma të paregjistruara ose organizata joqeveritare që paraqesin idetë më bindëse dhe inovative që kanë potencial për avancimin e qëllimeve dhe objektivave të programit. Grantet e vogla për projekte do të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve që adresojnë çështje konkrete, qoftë të një natyre më sistematike ose më të kufizuar në shtrirje dhe kohëzgjatje. Për më tepër, këto grante synojnë të mbështesin nismat e individëve, nismave të paregjistruara ose organizatave joqeveritare për projekte më të fokusuara dhe afatshkurtra. Nismat e shoqërisë civile kërkohet të veprojnë në lokalitetet e tyre përkatëse.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët (shtetas të Republikës së Kosovës);
  • Nismat e paregjistruara;
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë.

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Organizatat do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë maksimum 12 mujore. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për një grant nuk duhet të kalojë shumën 10.000 EUR.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara në eja@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzuesin për aplikim dhe formularin e aplikimit. Thirrja për këto grante është e hapur gjatë gjithë kohës, aplikimet  mund të dërgohen në çdo kohë dhe nuk ka ndonjë afat të fundit të aplikimit.

Të gjitha informatat shtesë, përfshirë udhëzuesin dhe formën e aplikimit, mund të gjenden këtu. Çfarëdo pyetje që mund të keni rreth përgatitjes së aplikacionit mund të na shkruani në emailin ejainfo@kcsfoundation.org.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme