Grante për projekte të organizatave

KCSF
Publikuar më
14/06/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Përshkrimi

PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë është një program katër-vjeçar (2018-2022) i financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse e zbatimit të programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Qëllimi i përgjithshëm i programit është mbështetja për një shoqëri civile demokratike dhe të zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë duke mbështetur OJQ që shtyjnë para procesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si në vijim:

  1. Mosdiskriminimi dhe barazia gjinore;
  2. Mediet e pavarura;
  3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara;
  4. Mbrojtja e mjedisit;
  5. Lufta kundër korrupsionit.

Programi synon arritjen e objektivave në vijim:

  1. Rritja e numrit të OJQ-ve që kontribuojnë në fushat tematike të programit;
  2. Zhvillimi i kapaciteteve të OJQ-ve ashtu që të përforcohet edhe kontributi i tyre në fushat tematike dhe anëtarësim në BE.

Shpallja e plotë.