Grante për biznese në fushën e prodhimit dhe përpunimit

ferizaj logo
Komuna e Ferizajt
Publikuar më
05/11/2020
Qyteti
Ferizaj
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Kriteret
Biznese

Përshkrimi

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, në kuadër të Programit “Fondi i Punësimit” për
Mikro-ndërmarrje, shpall konkurs për GRANTE të BIZNESEVE të angazhuara vetëm në fushën e prodhimit dhe përpunimit.

Qëllimi i granteve komunale është që të synohet zgjerimi dhe forcimi i kapaciteteve të tyre, të
nxitet rritja e punësimit, të sigurohet qëndrueshmëria dhe të jenë aktive në mënyrë që bizneset e tyre të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal të Komunës së Ferizajti

Për projektin “Fondi i Punësimit” mbështet këto veprimtari biznesore:

1. Mobileri

  • Makinë për premjen e panelit (CAF-iverpllake)

2. Rrobaqepësi

  • Makinë Qepëse Industriale (Makinë e Drejtë Kompjuterike me funksione gjysëm automatike të qepjes.
  • Makinë Qepëse Industriale (Overilok i Kompjuterizuar full aksesor.
  • Hekur profesionale për hekurosje me rezervar të ujit 3.5 litër.

Përzgjedhja e përfituesve bëhet në mënyre konkurruese! Shuma e grantit, përcaktohet nga plotësimi i kritereve të shënuara më poshtë:

I. KRITERET E GRANTIT:

  1. Ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor),
  2. Të jenë biznese që operojnë në Komunën e Ferizajt,
  3. Bizneset duhet të jenë të regjistruara në Zyrën për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në Komunë të Ferizajt.
  4. Biznesi duhet të ketë të punësuar së paku NJË punonjës përveç pronarit.
  5. Të gjeneroj punësim me marrjen e grantit. Biznesi duhet të punësojë së paku NjË punonjës me marrjen e grantit. Punësimi i më tepër se një punonjësi për biznesin konsiderohet përparësi.
  6. Bizneset duhet të dëshmojnë se janë funksionale, të qëndrueshme në treg dhe kanë kapacitet të mjaftueshëm për zgjerimin e prodhimit, qarkullimit dhe rritjen e numrit të punonjësve. Këtë e dëshmojnë përmes formularit të ATK “Gjendja e Përgjithshme e Qarkullimit”
  7. Bizneset të cilat promovojnë ide kreative dhe inovative në tregun tonë do të kenë përparësi.
  8. Përparësi kanë bizneset që udhëhiqen nga gratë, të rinjtë nën 35 vjeçare dhe nga minoritetet.
  9. Bizneset duhet të kenë të përfunduara obligimet e tatimit në pronë.

II. ÇFARË FINANCOHET NGA GRANTI:

Pajisje pune

III. FORMA E PAGESËS SË GRANTIT:

Grantet do të jepen në formën e pajisjeve.

SQARIM: Nëse jeni përfitues i grantit komunal, atëherë nënshkruhet Kontrata me Komunën/DZHET dhe përfituesin.

IV. KRITERET JOKUALIFIKUESE:

Biznesi nuk kualifikohet nëse:

  1. Është ndërmarrje e vogël (të punësuar 10 deri 49 punëtor),
  2. Është ndërmarrje e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor),
  3. I shkakton dëme ambientit apo ndonjë grupi tjetër të margjinalizuar,
  4. Keni qenë përfitues të Granatit nga DZHET në të kaluarën,
  5. Ka orientime apo qëllime politike,
  6. Merret vetëm me tregtimin e produkteve,
  7. OJQ-të nuk kanë të drejtë të aplikojnë,
  8. Keni bërë ndryshim në biznes pas datës së shpalljes publike për Aplikim,
  9. Tregtia (me pakicë e shumicë), shërbimet, ndërtimtaria, bujqësia (çdo pajisje apo aktivitet që ndërlidhet me fushë veprimtarinë e bujqësisë që financohet nga MBPZHR përjashtimisht pajisjet, makineritë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve) dhe shëndetësia janë sektorë që NUK KUALIFIKOHEN.

V. SI TË APLIKOHET?

1. MËNYRA E PARË:

APLIKACIONI SHKARKOHET NGA WEBFAQJA E KOMUNËS NË INTERNET:

Klikoni në webfaqen e Komunës në internet: https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/konkurse-njoftimet/aplikacione/ ku do të shkarkoni aplikacionin dhe pasi ta keni plotësuar, së bashku me dokumentacionin mbështetës që kërkohet, të aplikoni në formën fizike në zyrën e Arkivit të Komunës së Ferizajt .

2. MËNYRA E DYTË:

APLIKACIONI MERRET DIREKT NË ZYREN PRITËSE NË KOMUNË TË FERIZAJT:

Ju në zyrën pritëse në Komunë, do të merrni formën e Aplikacionit të shkarkuar dhe do ta plotësoni (forma elektronike ose me dorëshkrim), të cilën së bashku me dokumentacionin
mbështetës që kërkohet më poshtë, e dorëzoni në zyrën e Arkivit të Komunës .

KUJDES: Para se t'i dorëzoni Aplikacionin dhe dokumentet që kërkohen në këtë thirrje,
kontaktoni njërin nga zyrtarët në zyrën pritëse, për të verifikuar se i keni të kompletuara
dokumentet për APLIKIMI Nga zyrtarët e kësaj zyre, do të merrni edhe instruksionet dhe
sqarimet shtesë, lidhur me dokumentet që duhet ti bashkëngjitni Aplikacionit.

V. KU DORËZOHEN APLIKACIONET:

Aplikacionin së bashku me dokumentacionin e kërkuar, e dorëzoni në ARKIVËN e Komunës së Ferizajt, ku protokollohet dokumentacioni dhe ju do të merrni numrin e protokollit, që dëshmon se JU KENI APLIKUAR.

VI AFATIT APLIKIMIT:

Afati i aplikimit është prej datës 05/11/2020 deri 20/11/2020 (ora 16:00) .

VI. FAZA E PARË E KUALIFIKIMIT:

Nëse kaloni fazën e parë të selektimit, në bazë të dokumentacionit të prezantuar, atëherë do të
kontaktohen-i nga zyrtarët komunal të DZHET-së për hapat e mëtutjeshëm.

Vlerësimi i dokumentacionit dhe i biznesit të aplikuesëve për grante, bëhet nga komisioni vlerësues i përbërë nga tre anëtarë, të paraparë sipas Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve të Komunës së Ferizajt.

DOKUMENTACIONI:

CILAT DOKUMENTE DUHET TI DORËZONI?

Për të aplikuar me dokumentacion komplet, nevojiten këto dokumente:

  1. APLIKACIONI (merret në Komunë, Zyra pritëse, ose webfaqen e Komunës)
  2. Kopje të Certifikatës së Regjistrimit të Biznesit me Informatat shtesë me kode të veprimtarive, si dhe Kopja Certifikatës së numrit Fiskal.
  3. Një kopje të letërnjoftimit të PRONARIT ( ose përfaqësuesit legal të BIZNESIT
  4. VËRTETIMIN nga ATK, që keni të punësuar së paku NJË punonjës në biznesin tuaj.
  5. Gjendja e Përgjithshme nga ATK, përgjatë vitit 2019
  6. VËRTETIMIN që keni të përfunduara obligimet e tatimit në pronë.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

01/12/2020
01/12/2020
Mësues/e   Pejë
26/11/2020