
- 3 shpallje aktive (Shiko)
Përshkrimi
Në mbështetje të LIGJI Nr.06/L-055 Për Gjykatat, dhe Rregullores Nr.02/2019 për Regrutimin,Emërimin, Trajnimin,Shpërblimin.Diciplinimin dhe lirimin nga detyra të gjyqtarve porot, Gjykata Themelore në Prishtinë me dt.20.04.2022 shpall :
KONKURS
Nr. 02/2022
Titulli i vendit të punës: Gjyqtar Porotë 39 pozita
1.Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjyqtari mbikqyrës : Kryetarja e Gjykatës/Gjyqtarët Mbikqyrës
Kohëzgjatja e emërimit: Emerimi për një mandat pesë (5) vjeqar, me te drejtë ri-emerimi,
- Gjykata Themelore në Prishtinë 20 pozita,
- Dega në Podujevë 5 pozita,
- Dega Lipjan 2 pozita,
- Dega Gllogovc 8 pozita,
- Dega Graçanicë 4 pozita.
Detyrat dhe pergjegjësitë e gjyqtareve porotë
Gjyqtaret porotë ushtrojne detyrat dhe pergjegjësite e përcaktuar në legjislacionin ne fuqi,në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë.
Detyrat dhe pergjegjësitë e gjyqtarëve porotë, ndër të tjera ,përfshinë këto pika si në vijim:
- Kryen detyrat që i besohen gjatë shqyrtimit të rastit;
- Kryen me ndërgjegjëshmeri dhe paanshmëritë gjitha detyrat që i besohen;
- Trajton me konfidencialitet të gjitha informatat të cilat nuk duhet të jenë publike ose të cilat janë diskutuar gjatë seancës për këshillim dhe votim.
- Kryen detyra të tjera të percaktuara nga kryetari i gjykatës perkatëse.
Kualifikimet:
- Diploma e shkollës së Mesme
- Diplomë universitare – e preferuar
Aftësitë e kërkuara:
- Dëshmi mbi shtetesin e Kosovës(Certifikata e shtetësis);
- Deshmi se kandidati ështe banor i Republikës se Kosovës (Certifikaten e vendbanimit);
- Dëshmi qe kandidati ka moshen te paktën 25 vjeçare;
- Certifikaten qe verteton se kandidati nuk është i denuar për vepër penale me perjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia penale.
VEREJTJE:
Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin Për Gjykatat Nr.06/L-055 dhe Rregulloren, Nr.02/2019 për procedurat e Regrutimin, Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin, Diciplinimin, dhe lirimin nga detyra të gjyqtarëve porot.
Konkursi është publikuar me dt. 20.04.2022 dhe mbyllet me dt.06.05.2022 (15) ditë.
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Temelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, objekti A- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr. “Nekibe Kelmendi” pn.
Ne konkurs ofrohen mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpriten aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Gjykata siguron që numri i gjyqtareve porot pasqyron përbërjen etnike të zonës që hyn në juridiksionin e saj.
Kandidatet te cilet nuk i dorezojnë dokumentet e kërkuara në pajtim me këtë Rregullore brenda afatit dhe ata të cilet nuk i plotësojnë te gjitha kushtet ligjore në pajtim me Ligjin për Gjykata, nuk merren në shqyrtim dhe njoftohen se aplikacionet e tyre nuk jan te suksesshme.
Njoftimi permban arsyen se pse aplikacioni nuk ka qenë i suksesshem.
Tel.038- 20017526
www.gjyqesori-rks.org