Gjyqtar Porotë (3)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore Ferizaj
Publikuar
07/05/2022
Skadon
21/05/2022
Lokacioni
Kaçanik
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në mbështetje të Ligjit Nr.06/L-055 për Gjykatat dhe Rregullores Nr.02/2019 për Rekrutimin,  Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin, Disiplinimin dhe Lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë, Gjykata  Themelore në Ferizaj dt.27.04.2022 shpall:

KONKURS
Nr.01/2022  

Titulli i vendit të punës: Gjyqtarë Porotë ... njëmbëdhjetë (11) pozita, 

Gjyqtar Mbikëqyrës: Kryetari i Gjykatës/Gjyqtarë Mbikëqyrës 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi për një mandat pesë vjeçar (5), me të drejtë riemërimi. 

  1. Gjykata Themelore në Ferizaj ... gjashtë (6) pozita
  2. Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik ... tri (3) pozita dhe
  3. Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë ... dy (2) pozita. 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Gjyqtarëve Porotë 

1. Gjyqtarët Porotë ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në Legjislacionin në  fuqi, në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë. 

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Gjyqtarëve Porotë ndër të tjera përfshinë këto pika sinë vijim:

a) Kryen detyrat që i besohen gjatë shqyrtimit të rastit,
b) Kryen me ndërgjegjëshmëri dhe paanshmëri të gjitha detyrat që i besohen,
c) Trajton me konfidencialitet të gjitha informatat të cilat nuk duhet të jenë publike ose të  cilat janë diskutuar gjatë seancës për këshillim dhe votim dhe
d) Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Kryetari i Gjykatës përkatëse. 

Kualifikimet: 

  • Diploma e shkollës së mesme,
  • Diplomë Universitare e preferuar.

Aftësitë e kërkuara 

  • Dëshmi mbi shtetësinë e Kosovës (certifikatë e shtetësisë)
  • Dëshmi se kandidati është banor i Republikës së Kosovës (certifikata e vendbanimit)
  • Dëshmi që kandidati ka moshën të paktën 25 vjeçare dhe
  • Certifikatën që vërteton se kandidati nuk është i dënuar për vepra penale me përjashtim të  veprave penale të kryera nga pakujdesia.

VËREJTJE: 

Procedura e Rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-055  dhe Rregullores Nr.02/2019 për Rekrutimin, Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin, Disiplinimin dhe  Lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë. 

Konkursi publikohet me datë 06.05.2022 dhe mbyllet me datë 20.05.2022. 

Shkarko Aplikacionin 

Aplikacionet mund t’i merrni në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rr.”Sali Çeku” pn. dhe aplikacionet  mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web Portalin e KGJK-së www.gjyqesori-rks.org, ndërsa  dorëzimin e aplikacioneve mund ta bëni fizikisht në Gjykatën Themelore në Ferizaj apo përmes Postës  në Kodin postar 70000. 

Në Konkurs ofrohen mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës  dhe mirëpriten aplikacionet nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet në Kosovë. 

Gjykata siguron që numri i Gjyqtarëve Porotë pasqyron përbërjen etnike të zonës që hynë nën  juridiksionin e saj. 

Kandidatët të cilët nuk i dorëzojnë dokumentet e kërkuara në pajtim me këtë Rregullore brenda afatit  dhe ata të cilët nuk i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore në pajtim me Ligjin për Gjykatat, nuk merren në  shqyrtim dhe njoftohen se aplikacionet e tyre nuk janë të suksesshme.  

Njoftimi përmban arsyen se pse aplikacioni nuk ka qenë i suksesshëm. 

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në tel.fiks 0290/321-009.