Gazetar/e korrespondent/e, Operator/e grafik/e (3)

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar
14/04/2022
Skadon
26/04/2022
Lokacioni
Kosovë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RTK Rishpall: 

K O N K U R S 

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Gazetar korrespondent (nr. 1008) - në Malin e Zi / Ulqin (TV) 1 pozitë  

Detyrat

  • Raporton për ngjarjet më të reja nga vendi i raportimit; 
  • Në koordinim me eprorin, vendos për planifikimin/mbulimin e ngjarjeve aktuale nga vendi i  raportimit;
  • Rishkruan dhe korrigjon raportet sipas kërkesës së eprorit;
  • Dërgon raporte relevante për transmetim. Përveç TV-së dhe Radios, shkruan dhe përgatit lajme  edhe për ueb-faqe;
  • Eshtë përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
  • Kontribuon në planifikimin dhe në mbulimin e ngjarjeve;
  • Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
  • Zvillon intervista në bazë të kërkesës së eprorit;
  • Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;
  • Prodhon, monton dhe dërgon lajme me teknologji të re smart;
  • Bën paraqitje live me mediat e reja sociale.

Kushtet

  • Kualifikimi superior profesional;
  • Së paku një vit përvojë në punë të ngjashme;
  • Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar/apo ndonjë gjuhe tjetër të  huaj;
  • Njohuri e punës në kompjuter;
  • Kategoria “B” e vozitjes;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë, nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetiniciativë.

Për këtë vend të punës është e paraparë Kontrata e punës për detyra specifike.

Operator grafik / Njësia e dizajnit grafik / TV produksioni / RTK -TV 3 pozita  (nr.1519)  

Detyrat

  • Përkujdeset për dizajnimin, modelimin, vendosjen (on Air), përditësimin e grafikave dhe  promove për të gjitha llojet e programeve; 
  • Bashkëpunon me regjisorin, producentin ose drejtuesit e emisioneve përkatëse;
  • Bashkëpunon me redaktorin gjuhësor për të shmangur gabimet drejtshkrimore.

Kushtet

  • Kualifikim të mesëm profesional; 
  • Së paku një vit përvojë pune në punë të ngjashme;
  • Njohuri pune në kompjuter;
  • Njohuri pune në programet e grafikës;
  • Njohje e shkëlqyer e drejtshkrimit të gjuhës amtare;
  • Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
  • Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
  • Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
  • Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.

Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet: 

  • të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime;
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi;
  • të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës. 

Për këto vende të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej  tre muajve. 

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në adresën e internetit të RTK-së: www.rtklive.com. Dokumentacioni përbëhet nga: formularët e plotësuar së bashku me CV-në, dëshmitë e kualifikimit në  origjinal ose të noterizuara, (për diplomat e fituara jashtë vendit duhet të dorëzohet Vendimi për  nostrifikimin në origjinal ose kopje e noterizuar, mirëpo për diplomat e Univerzitetit të  Mitrovicës se Veriut duhet të jenë të validuara në origjinal ose kopje të noterizuar), dëshminë e  përvojës se punës, dy referenca dhe çertifikata që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit  para aplikimit. 

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet  adresës konkurs@rtklive.com, nga data 12.04.2022 deri më datë 26.04.2022 në orën 16:00.  

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.  Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.