
Radio Televizioni i Kosovës
Përshkrimi
RTK Rishpall
KONKURS
për plotësimin e vendit të lirë të punës
Gazetar 2 (nr. 1027) – Redaksia në gjuhën boshnjake (Radio Kosova) 1 pozitë
Detyrat
- Shkruan dhe përgatit lajmet për transmetim;
- Prodhon kronika duke shfrytëzuar teknikën prodhuese përkatëse;
- Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e kronikës;
- Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
- Përzgjedh materiale relevante për transmetim;
- Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
- Zhvillon intervista në studio dhe në lokacione të tjera;
- Grumbullon njohuri të specializua sipas nevojës.
Kushtet
- Kualifikimi superior profesional;
- Së paku gjashtë muaj përvojë pune në punë të ngjashme;
- Kultivimi i një standardi të lartë të gjuhës amtare në të shkruar dhe në të folur;
- Njohuri e punës në kompjuter;
- Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
- Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur;
- Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
- Njohje dhe interesim lidhur me programin e përgjithshëm të RTK-së;
- Përkushtimi ndaj shërbimit publik informativ;
- Ndershmëria, kreativiteti dhe aftësia për të punuar me vetëiniciativë.
Për këtë vend të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar, me periudhë provuese prej tre muajve.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- një CV;
- dëshmitë e kualifikimit në origjinal ose të noterizuara;
- certifikatë e lindjes, në origjinal ose e noterizuar;
- një kopje të letërnjoftimit;
- një letër motivuese;
- dy referenca;
- dëshmi të përvojës;
- dëshmi që nuk kanë qenë të dënuar për vepër penale dhe që nuk është nën hetime (të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit), në origjinal ose të noterizuar;
- aplikacionin i cili duhet të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së: https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02- 05/231.doc
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkursradio@rtklive.com deri më 22.04.2022 në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.