Furrëtar (2), Pastiqere (2)

albi market
Albi Shopping
Publikuar më
13/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

  •  Furrëtar (2 vend pune)
  •  Pastiqere (2 vende pune)

Lokacioni: Prishtinë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Përgadit lloje të ndryshme të brumërave dhe ëmbëlsirave.
  • Kontrollon pastrimin e pajisjeve dhe veglave për të mbajtur kuzhinën të pastër dhe në gjendje të mirë për funksionimin e duhur.
  • Monitoron stokun për nevoja te prodhimit.
  • Të jetë kreativ/e në krijimin e prodhimit për artikuj të ri nga furra.

Kualifikimet:

  • Diploma e shkollës së mesme.
  • Përvoja e dëshmuar si kuzhinier/e, furrëtarë/e, ose ne fushën relevante.
  • Të kuptojë nevojat e klientëve.
  • Certifikatë në artet e kuzhinës, ose ne fushë te ngjajshme.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.