Furnizues/e

vushtrri
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/03/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017, Komuna e Vushtrrisë, shpall:

KONKURS 

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit – Institucioni Parashkollor “Foleja” Vushtrri;

Titulli i vendit të punës:

Furnizues në Institucionin Parashkollor “Foleja” Vushtrri;

Numri i Pozitave: Një (1);
Lloji i Pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës:
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit Parashkollor “Foleja”;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 4.8;
Orët e punës: 40 orë në javë;
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;

Detyrat Kryesore:

  • Bashkëpunon me Drejtorin dhe stafin e Institucionit rreth furnizimit me artikuj të ndryshëm;
  • Mban evidencën për pranimin, furnizimin dhe ndarjen e mallit, ngarkimin dhe shkarkimin me fatura;
  • Në bashkëpunim me kuzhinierin kryesor përgatit fletëkërkesën për nevojat për furnizim me mallra të ndryshme;
  • Pranon mallin nga operatorët ekonomik që furnizojnë institucionin parashkollor;
  • Kontrollon mallin e sjellur nga operatori ekonomik;
  • Regjistron hyrjen dhe evidenton e mallin në depo;
  • Bën kalkulimin e hargjimeve ditore, javore, mujore dhe vjetore për institucionin;
  • Kryen edhe punë tjera që i caktohen nga Drejtori i Institucionit

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Tё jetë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Tё ketë tё kryer Fakultetin Ekonomik, Juridik ose Shkolla e Lartë Ekonomike;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit – shkollës së lartё të kryer për nivelin përkatës (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje) dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 05.03.2021 – 19.03.2021. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës, diplomat duhet ti kenë të nostrifikuara, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.