
Përshkrimi
Data: 21.03.2022
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Ref.: 0015‐03‐22
Nga: IPKO Telecommunications LLC
Titulli: Ftesë për ofertim – Furnizimi me material për “Hybrid fiber‐coaxial (HFC)”
Të nderuar,
IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Furnizimi me material për “Hybrid fiber‐coaxial (HFC)”.
Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet më 21, 22 dhe 23 Mars 2022 në ndërtesën e IPKO‐s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.
Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 12.04.2022, ora 15:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.
Sinqerisht,
IPKO Telecommunications
Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34
10 000 Prishtinë.