Ftesë për trajnim: Programimi i PLC-ve

64x64 mireck kosovo
MIRECK
Publikuar më
16/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Trajnimi me PLC të Siemens-it do të mbahet përmes kombinimit të trajnimit online dhe punës praktike me PLC dhe pajsjet tjera përcjellëse.

Trajnimi online do të bëhet për të mësuar Software-in e Siemens-it TIA PORTAL, pjesen e cila përdoret për program dhe pjesën e cila përdoret për dizajnimin e HMI-ve , gjithashtu për të bërë konfigurimin e paisjeve automatike dhe simulimin e tyre.

Ky modul trajnimi përdor shembuj të zgjedhur që ilustrojnë mundësi të ndryshme për konfigurimin e PLC-ve  dhe HMI-ve për të ndihmuar pjesëmarrësit të mesojnë se si të konfigurojnë TIA Portal për aplikimet e paisjeve të familjes së Siemens-it.

  • Praktikanët do të mesojnë se si do te behet lidhja aktuale ne PLC, lidhja e hyrjeve/daljeve , lidhjen e HMI-së.
  • Praktikanët do të mësojnë se si do të bëhët konfigurimi i PLC-ve dhe HMI-ve në TIA Portal.
  • Praktikanët do të mësojnë se si do të bëhët komunikim ndërmejtë PLC-ve dhe HMI-ve.
  • Praktikanët do të mësojnë se si do të bëhët programi i PLC-ve duke përdorur TIA Portal-in.
  • Praktikanët do të mësojnë se si do të bëhët programi dhe dizajnimi i PLC-vë duke përdorur TIA Portal-in.
  • Praktikanët do të mësojnë se si mundët të bëhet simulimi i paisjëve duke përdorur TIA Portal-in.
  • Praktikanët do të mësojnë se si funksionin menaxhimi i hyrjeve/daljeve në TIA portal dhe në PLC.
  • Praktikanët do të mësojnë se si bëhet startimit dhe sjellet e kontrollerëve të Siemens-it.
  • Praktikanët do të mund të simulohejn shembuj praktik nga Industria dhe detyra të cilat mund të testohen gjatë pjesës praktike

Modulet e trajnimit do të ndahen në 65% trajnim online dhe 35% trajnim praktik në bazë te komponentëve të cilat do të përdoren.

Keto trajnime mundesohen nga Innovation and Training Park – Prizren | GIZ Germany. Aplikimi mund te behet permes emailit duke bashkangjitur CV-ne dhe duke e specifikuar aplikimin te cilin aplikoni info@mireckcluster.org  dhe platformes https://jobs.mireckcluster.org/.