Ftesë për trajnim: Hidraulikë dhe Pneumatikë

64x64 mireck kosovo
MIRECK
Publikuar më
15/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Në tregun vendor dhe ndërkombëtarë njohja në fushën e sistemeve hidraulike dhe pneumatike si profesion është i kërkuar, ku si profesion gjen aplikim në makineritë e ndryshme që posedojnë sisteme të tilla si linja prodhuese, presa hidraulike dhe pneumatike, makina te ndryshme etj. Përdorimi i sistemeve hidraulike dhe pneumatike në makineritë mobile si: Automjetet motorike ku hyjnë automjetet per pasagjer,automjetet transportuese, eskavatoret, vinqat e ndryshëm, ashensortë etj.

Vlen të cekët se gjatë kursit përpos instalimit të këtyre sistemeve studentët do të kenë mundesinë edhe të kuptimit se si riparohen këto sisteme pasi të kenë defekte gjatë punës gjetja e defekteve edhe riparimi i tyre nëpër sistemet në fjalë. Kjo tregon se pasi të përfundohet kursi për studentet, do të kenë mundesi të gjejnë vende punë që lidhen me këto sisteme në industri gjithashtu edhe në fushën e automjeteve. Struktura e ndërtimit të kurrikulit të trajnimit është modulare, me module mësimore teorike-praktike të orientuara nga kompetencat e punës së profesionit ne fjalë.

Temat kryesore:

  • Sistemet Hidraulike dhe Pneumatike;
  • Kompresorët dhe burimet Pneumatike të presionit;
  • Rrespektimi i rregullave e sigurisë në punë;
  • Rëndësia e sistemeve Hidraulike dhe Pneumatikë;
  • Simbolet dhe funksionin të Valvolat Pneumatike dhe Hidraulike; qarqet e sistemeve hidraulike dhe pneumatike bazike;
  • matjet dhe analizimin e qarqeve në sistemet hidraulike dhe pneumatike;
  • Shpërndarja e fluidit dhe sistemet e tubacioneve
  • Pompat hidraulike dhe funksionimin e tyre
  • Qarqet elektro pneumatike dhe elektrohidraulike dhe funksionimin e tyre
  • Mirëmbajtja dhe riparimin e sistemeve hidraulike dhe pneumatike bazike
  • Rregullat e sigurisë gjatë operimit me sistemet H&P dhe gjatë riparimit të tyre.

Keto trajnime mundesohen nga Innovation and Training Park – Prizren | GIZ Germany. Aplikimi mund te behet permes emailit duke bashkangjitur CV-ne dhe duke e specifikuar aplikimin te cilin aplikoni info@mireckcluster.org  dhe platformes https://jobs.mireckcluster.org/.

Listime të ngjashme