Ftesë për trajnim: Automatizimi i prodhimit

64x64 mireck kosovo
MIRECK
Publikuar më
15/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Duke u bazuar në kërkesat e tregut vendore dhe ndërkombëtarë njohja me fushën e automatizimit të proceseve prodhuese gjen përdorim të gjerë në makineritë e ndryshme prodhuese që posedojnë automatizime të tilla si (linja prodhuese automatik, automatizimi i makinave universale, makina te ndryshme dhe automatizimi i pjesshëm i ndonjë procesi përpunues etj.) Më përdorimin e sistemeve e komponentëve makinerike, elektrike, elektro-pneumatike dhe elektro-hidraulike mund të automatizojmë ndonjë proces prodhues ne makinerite e ndryshme.

Gjatë trajnimit për automatizimin e proceseve prodhuese do të demonstrohen si në aspektin teorik dhe praktik si p.sh automatizimi dhe konfigurimi i makinave CNC, veglave te ndryshme.  Pas përfundimit te trajnimit shpresojmë qe te përfitojnë njohuri te mjaftueshme e pastaj të kontribuojnë në industritë e proceseve prodhuese.

Temat kryesore:

Në përfundim të kursit për Automatizimin e Proceseve Prodhuese, kursantet do të jenë të aftë:

  • të dallojnë Automatizimin e proceseve prodhuese të ndryshme;
  • të kuptojnë llojet e automatizimin industrial mekanik, elektrik, elektronik;
  • të respektoj rregullat e sigurisë në punë në proceset prodhuese;
  • të tregoj rëndësinë e aplikimit të sensoreve dhe aktuatoreve në proceset prodhuese,
  • të kuptoje funksionin e dizajnit te sistemeve Pneumatike dhe Hidraulike dhe aplikimin e tyre të pajisjet prodhuese;
  • ti tregoj për driverat dhe mekanizmat e një sistemi automatik, step motorët, driverat etj;
  • të tregoj vidhat pa fund (boshti i filetuar), lëvizjet aksiale me ndihmën e kushinetave etj.
  • të kuptoj mirëmbajtjen dhe riparimin e automatizimit të proceseve prodhuese bazike të makinat CNC;
  • të kuptoj mekanizmat, dhëmbëzoret, magazinën e instrumenteve dhe sistemin e transmetimit;
  • të dijë të respektoj rregullat e sigurisë gjatë operimit të procese prodhuese të automatizuara dhe riparimit te tyre;

Aplikimi i softuerëve virtual për konfigurim dhe simulim (Mach3, fluid sim, Cosimir etj.)

Keto trajnime mundesohen nga Innovation and Training Park – Prizren | GIZ Germany. Aplikimi mund te behet permes emailit duke bashkangjitur CV-ne dhe duke e specifikuar aplikimin te cilin aplikoni info@mireckcluster.org  dhe platformes https://jobs.mireckcluster.org/.

Listime të ngjashme