
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Përshkrimi
FTESË PËR SHPREHJE INTERESI
Për recensentë për vlerësimin e dorëshkrimeve, tekstet shkollore dhe materialet mësimore për klasën e 5 dhe për tekstet shkollore të cilat nuk kanë kaluar nga procesi paraprak, në bazë të konkursit të shpallur më datë 15 dhjetor 2021, nga MASHTI.
Përshkrimi i përgjithshëm i angazhimit:
Recensentët do të jenë përgjegjës për vlerësim kritik dhe profesional të dorëshkrimit, tekstit shkollor apo materialit mësimor.
Kriteret e përzgjedhjes për recensentë:
- Përzgjedhja e recensentëve dhe përcaktimi i ekipeve për fusha/lëndë të ndryshme do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara me Ligjin nr. 02/L-67 dhe UA nr. 18/2018.
- Recensentët duhet të kenë kompetencë profesionale për vlerësimin e aspekteve të caktuara të tekstit shkollor.
- Recensentët kërkohet të jenë nga profilet si në vijim:
-
- Mësimdhënës universitar/punonjës shkencor i lëndës përkatëse me gradën më të lartë shkencore;
- Bashkëpunëtor shkencor me gradën më të lartë shkencore;
- Studiues me gradën më të lartë shkencore;
- Mësimdhënës i licencuar;
- Pedagog shkollor;
- psikolog shkollor;
- Gjuhëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Letërnjoftimi i vlefshëm i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës;
- Curriculum Vitae (CV);
- Formulari i aplikimit;
- Dëshmi të kualifikimit;
- Dokumente të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kushteve të konkursit.
Shpjegime shtesë:
- Afati për dorëzim të aplikacioneve është i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e publikimit.
- Aplikacionet dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në zyrën numër 4, në MASHTI.
- Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të informohen për rezultatin e aplikimit të tyre në kohën e duhur.
- Aplikimet e pranuara pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.
- Aplikimet që nuk janë në përputhje me udhëzimet e mësipërme të aplikimit ose nuk i plotësojnë kërkesat thelbësore të specifikuara në këtë Konkurs, nuk do të merren parasysh.