Ftesë për propozime për OJQ

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Agjencia për Barazi Gjinore
Publikuar më
04/06/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

FTESA PËR PROPOZIME PËR ORGANIZATAT JO QEVERITARE

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare, për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që kontribuojnë në :

  1. Parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore përmes realizmit të programeve trajtuese psiko sociale të dhunuesve/abuzuesve,
  2. Ofrimin e këshillimeve psikologjike përmes telefonit për të gjitha kategoritë në nevojë që kanë shqetësime emocionale dhe psikologjike sidomos nën efektin e situatës së pandemisë COVID 19.
  3. Qëllimi

Agjencia për Barazi Gjinore përmes kësaj thirrjeje në zbatim të drejtpërdrejtë të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe Planit të Veprimit  2020-2024, respektivisht Objektivit Strategjik 3: Avancimi i realizimit të të drejtave në vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi garantues i arritjes së barazisë gjinore, synon te adresoi çështjet e ofrimit:

  1. Të shërbimeve psiko sociale/ trajtimit për kryesit e dhunës
  2. Të asistencës psiko-sociale përmes shërbimeve telefonike falas, si përgjigje ndaj shqetësimeve psikologjike-emocionale gjatë periudhës se COVID 19.

Agjencia për Barazi Gjinore u bënë thirrje të gjitha organizatave jo qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës mandati i të cilave është i fokusuar dhe profilizuar në fushën e trajtimit dhe këshillimit psiko-social që  të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në:

  • Parandalim të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave përmes trajtimit të kryerësve të dhunës, përmes trajtimit të specializuar profesional psikologjik
  • Funksionimin e qëndrueshëm te linjave  telefonike falas të këshillimit psiko-social,

Ftesa për propozime shpallet në ueb faqen e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit https://abgj.rks-gov.net/

Fushëveprimi

Në kuadër të kësaj thirrje parashihen dy fusha prioritare, sipas specifikave në vijim:

  1. Trajtim i kryerësve të dhunës – Përkrahja e projekteve në këtë fushë ka për qëllim parandalimin e akteve të tjera të dhunës, me qëllim që të ndalet cikli i dhunës me bazë në gjini dhe dhunës në familje. ABGJ mund të përkrahë organizatat me përvojë të dëshmuar me programe specifike në këtë fushë në aktivitete të ndryshme relevante, duke përfshi si në vijim:
    • Trajtim psiko-social për kryesit e dhunës përmes seancave individuale dhe në grup,
    • Programe profesionale të targetuara vetëm për këtë kategori, duke inkurajuar djemtë dhe burrat për të kërkuar ndihmë
  2. Linjë për këshillim psikologjik falas – Kjo linjë telefonike do të shërbej për të gjithë ata që kanë nevojë për këshilla në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre mental. Në kuadër të kësaj linje mund të pranohen thirrje nga persona që kanë probleme emocionale në forma të tilla si ankthi, trishtimi, ndjesinë e vetmisë, ndjeshmëri të lartë, depresioni, konsiderojnë vetëvrasjen, etj, të cilat në veçanti janë theksuar si pasojë e pandemisë COVID 19. Linja duhet të mundësohet ndaj të gjitha kategorive, duke përfshirë këtu edhe viktimat e dhunës në familje, ata që kanë humbur anëtarë të familjes nga COVID-19 apo arsye të tjera shëndetësore humbjen e punës, ngacmimi seksual apo faktorë të tjerë dhe rrethana të tjera që cenojnë shëndetin e psiko-emocional. Ky shërbim do të kontribuoj edhe në luftimin e stigmës për problemet e shëndetit mendor dhe të ofrojë informacion referues për ndihmë mjekësore dhe profesionale në se informacioni kërkohet nga individët Të gjitha aktivitetet e propozuara duhet të jenë konkrete dhe të realizueshme brenda afateve kohore. Në kuadër të aktiviteteve të propozuara, aplikuesit duhet të specifikojnë metodologjinë që do të përdorin për aktivitete, si dhe mënyrën se si do të sigurojnë mbrojtjen e konfidencialitetit të personave që marrin shërbime në të dy fushat.

E drejta e aplikimit

Të drejtën e aplikimit e kanë të gjitha OJQ-të që:

  • Janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës prej së paku 2 vite para datës së publikimit të thirrjes publike,
  • Kanë së paku një (1) vit eksperiencë pune të dëshmuar ( përmes kontratave , projekteve te realizuara ) në fushat e lartpërmendura,
  • Dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e trajtimit psiko social të kryerësve të dhunës në familje dhe ofrimin e këshillimeve psikologjike përmes telefonit.
  • Dëshmojnë se kanë ekspertizë profesionale te dëshmuar në fushat e lartpërmendura.

Përkrahja financiare

Thirrja për aplikim financohet nga fondet publike të ABGJ-së, specifikisht buxheti i Kosovës për vitin 2021, nga vija buxhetore “Grante dhe Subvencione”, në shumën totale 40,000 Euro.

  • Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 40.000 Euro.
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare që do të ndahet për çdo projekt individual është 7.000 Euro, ndërsa shuma maksimale është 15.000 Euro.

OJQ-të mund të aplikojnë në kuadër të kësaj thirrje vetëm me një (1) projekt për një nga fushat prioritare sipas thirrjes.

Kohëzgjatja e projektit

  • Periudha e zbatimit të projektit është pesë (5) muaj.

Kriteret

6a. Kriteret e përgjithshme

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, organizata aplikuese duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  1. Organizata me përvojë të dëshmuar në këtë fushë në aktivitete relevante përkitazi me specifikat e llojit të nismave të shpjeguara në seksionin 2, “Fushëveprimi”  të këtij dokumenti, si më poshtë:
    • Ofrimin e linjës telefonike psikologjike falas dhe shërbimeve këshillimore për trajtim psikologjik dhe emocional dhe të kryerësve të dhunës, ku përparësi do të kenë organizatat që veçse kanë aktivitete dhe përmes të cilave ofrojnë shërbime se paku prej 1 viti,
    • Të jenë të regjistruara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës,
    • Të jenë të pajisur me numër fiskal, sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës,
    • CV-të e eksperteve
    • Kopjen e dokumentit te identifikimit
    • Dëshmi për kryesuesin e organizatës që nuk është nën hetime
    • Certifikatën e OJQ-së që nuk është ne falimentim, te lëshuar nga Departamenti për Çështje Ekonomike
    • Konfirmimin bankar sipas Certifikatës se Regjistrimit te OJQ-se.
    • Vërtetimin tatimor qe nuk ka obligime tatimore
    • Të kenë të kryera të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit,
    • Të mos kenë pranuar mjete apo të jenë në proces aplikimi nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete për të cilat aplikojnë përmes këtij propozimi,
    • Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. (Deklaratë që nuk keni konflikt interesi me institucionin ne te cilin keni aplikuar)
    • Të demonstrojnë që kanë sisteme monitorimi adekuat për nisma të kësaj kategorie dhe që është i vazhdueshëm  për të siguruar të kualitetin e shërbimeve të ofruara përmes të cilave sigurohet që puna e  profesionistëve të angazhuar është profesionale dhe u ndihmon telefonuesve,
    • Dëshmi për ofrimin e shërbimeve të tilla në vitin paraprak me të dhëna specifike për numrin e rasteve të këshilluara dhe të referuara, duke ruajtur parimin e konfidencialitetit.
    • Shpenzimet administrative nuk duhet të jenë më të larta se 20 përqind
    • Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme, aplikacioni do të konsiderohet i pakompletuar dhe si i tillë nuk mund të kualifikohet për mbështetje financiare.

Procesi i aplikimit

Të gjitha organizatat që plotësojnë kriteret për aplikim mund të aplikojnë duke plotësuar formularët në vijim:

  1. Formulari 9 -  Formulari i aplikacionit për projekt/program (e detyrueshme)
  2. Formulari 10 - Formulari i buxhetit (e detyrueshme)
  3. Formulari 11 - Formulari i deklaratës për financimit të dyfishtë (e detyrueshme)
  4. Formulari 12 - Formular i deklaratës se partneritetit (nëse aplikohet)
  5. Formulari 13 - Formulari i deklaratës se projekteve të financuara (e detyrueshme)
  6. Formulari 14 - Deklaratë pranimi për kryerjen e aktiviteteve në projekt (e detyrueshme)

Propozimet duhet të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat janë në dispozicion në faqen e internetit: www.abgj-rks-gov.net.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën:  fatime.bajraktari@rks-gov.net

Dorëzimi i aplikacioneve

OJQ-të duhet t’i dorëzojnë formularët e plotësuar për aplikim:

  1. Në formë elektronike në e-mail fatime.bajraktari@rks-gov.net  (formularët duhet të jenë të nënshkruar dhe të skanuar duke ia bashkangjitur të gjitha dokumentet e kërkuara të skanuara); ose

Aplikimi përmes emailit konsiderohet i suksesshëm vetëm nëse keni pranuar konfirmim me email nga fatime.bajraktari@rks-gov.net se aplikacioni juaj është pranuar.

Afati i fundit për aplikim

  • Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë pas datës së publikimit të ftesës për propozime. (04/06/2020 deri 18/06/2020).

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Aplikacionet e dorëzuara pas mbylljes së afatit nuk do të merren parasysh.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës publike janë të detajuara në Udhëzuesin për Aplikim.

Shpallja e plotë.