Ftesë për projekte Kulturë, Rini dhe Sport

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna Suharekë
Publikuar
16/05/2022
Skadon
25/05/2022
Lokacioni
Suharekë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTE PËR KULTURË, RINI DHE SPORT PËR VITIN  2022 

Komuna e Suharekës-Drejtoria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës bazuar në Rregulloren MF - Nr – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të  OJQ-ve fton të gjitha Organizatat Jo-Qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe  individët që veprojnë brenda Komunës së Suharekës, programi i punës i të cilave është i fokusuar  në fushat e Sportit, Rinisë, Kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që  kontribuojnë në kulturë,rini dhe sport. 

Qëllimi i ftesës publike është: 

Subvencionimi për klubet sportive, OJQ-të rinore e kulturore si dhe individët për  zhvillimin e aktiviteteve nga fushëveprimtaria e tyre. 

Shuma minimale dhe maksimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo  projektnë fushat e caktuar : 

  • Lot 1. Sporti: vlera minimale 1,000.00 €dhe maksimale 25.000,00 €.
  • Lot 2. Kultura: vlera minimale 1,000.00 € dhe maksimale 10.000,00 €.
  • Lot 3. Rinia: vlera minimale 1,000.00 € dhe maksimale 4.000,00 €.
  • Lot 4. Individ: vlera minimale 200 € dhe maksimale 1,000,00 €.

KRITERET E PËRGJITHSHME PËR OJQ-TË DHE INDIVIDËT: 

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojë kriteret  e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim: 

OJQ-të: 

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit  në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës.  
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës  së Kosovës;  
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar  nga burimet publike të financimit nga Komuna e Suharekës;  
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht  përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit  publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. 

Individët: 

  • Të jetë i moshës mbi 18 vjeçar/e; 
  • Të jetë banor i Komunës së Suharekës; 
  • Të ketë kualifikim universitar; 

KRITERET SPECIFIKE PËR OJQ DHE INDIVIDË 

Në mënyrë që aplikacioni të konsiderohet i kompletuar dhe të hyjë në fazën e vlerësimit nga  aspekti përmbajtësor, aplikuesi duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta minimale të parapara  me dispozitat në vijim:  

  • të dorëzojnë brenda afatit të thirrjes projekt propozimin i cili ndër të tjera përmban të  dhënat për qëllimin, objektivat specifike, aktivitetet, kalendarin e realizimit, rezultatet e  synuara, përfituesit e drejtpërdrejtë dhe të dhënat tjera sipas formularit përkatës të  përcaktuar sipas thirrjes publike;  
  • projekt propozimi të jetë i shoqëruar me një propozim buxhet, sipas formatit të përcaktuar  sipas thirrjes publike 
  • të dorëzojë të dhëna për personelin kyç, duke specifikuar detyrat e tyre, siguruar CV-të e  tyre;  
  • i gjithë dokumentacioni duhet të përmbaj 3 kopje fizike. 

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret e përgjithshme dhe  specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pakompletuar dhe si i tillë nuk mund të  kualifikohet për mbështetje financiare. 

SHPENZIMET E PRANUESHME QË DO TË FINANCOHEN PËR KËTË THIRRJE  PUBLIKE 

Nëpërmjet fondeve publike të kësaj thirrjeje publike mund të financohen vetëm kostot reale  dhe të pranueshme për realizimin e aktiviteteve të projektit, në periudhën kohore të specifikuar  me këto udhëzime. Në projekt do të vlerësohen vetëm kostot e nevojave në lidhje me aktivitetet e  planifikuara, si dhe në lartësinë reale të këtyre shpenzimeve. 

Shpenzimet e drejtpërdrejta të pranueshme 

Shpenzimet sipas kostove të pranueshme direkte përfshijnë shpenzimet që janë direkt të  lidhura me zbatimin e disa aktiviteteve të projektit ose të programit të propozuar, të tilla si: 

  • Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe artistike dhe sportive, aktivitetet për avokim,  punëtori, tryeza, debate (në mënyrë të veçantë duhet të identifikohet lloji dhe çmimi i  secilit shërbim); 
  • Material shpenzues; 
  • Shërbime grafike (prepress, shërbimet për shtypjen e fletushkave, broshurave, revistave,  etj, duke specifikuar llojin dhe qëllimin e shërbimit, sasinë, çmimin e njësisë, etj.);
  • Shërbimet e reklamimit (televizionit dhe radio prezantime, mirëmbajtjes së ueb faqeve,  njoftimet në gazeta, materiale reklamuese, etj, duke përcaktuar llojin e promovimit,  kohëzgjatjen dhe koston e shërbimeve); 
  • Shpenzimet e pagesave për stafin e projektit/programit, të kontraktorëve të projektit nga  organizatat, individët dhe/ose partnerët e jashtëm të përfshirë në projekt (kontratat e të  drejtave të autorit dhe të drejtave pronësore, kontratat tjera, kontratat e punësimit), duke  specifikuar emrin e personave të angazhuar, kompetencat e tyre profesionale, numrin e  muajve të angazhimit dhe shumën mujore bruto të kompensimit; 
  • Shpenzimet e komunikimit (shpenzimet e telefonit, internetit, etj) këto shpenzime duhet  të jenë të përcaktuara; 
  • Shpenzimet e transportit dhe udhëtimit; 
  • Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit (aty ku është e nevojshme duke e specifikuar  numrin e njerëzve, destinacionit, qëllimin e udhëtimit dhe llojin e transportit, llojin e  akomodimit dhe numrin e netëve); 
  • Kosto të tjera që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e aktiviteteve të projektit apo  programit; 

Shpenzimet e tërthorta të pranueshme 

Përveç shpenzimeve të pranueshme direkte, në kuadër të kësaj thirrjeje do të pranohen edhe  kostot indirekte (përqindje e vlerës totale të projektit/programit). Në kuadër të këtyre  shpenzimeve përfshihen kostot që nuk janë të lidhura direkt me zbatimin e projektit ose  programit, por janë kosto që në mënyrë të tërthortë kontribuojë në arritjen e objektivave të  projektit. Edhe këto kosto duhet të specifikohen dhe të shpjegohen.

Shpenzimet e papranueshme 

Shpenzimet e papranueshme përfshijnë p.sh: 

  • Investimet në kapital apo kredi për investime, fonde të garancisë; 
  • Kostot e blerjes së pajisjeve, mobileve, dhe punëve të vogla ndërtimore;
  • Shpenzimet e interesit për borxhin; 
  • Gjobat, ndëshkimet financiare dhe shpenzimet e procedurave gjyqësore;
  • Pagesa e bonuseve për punonjësit; 
  • Detyrimet bankare për hapjen dhe administrimin e llogarive, tarifat për transferet  financiare dhe tarifat e tjera krejtësisht të një natyre financiare; 
  • Kostot që tashmë janë të financuara nga burime publike apo shpenzime në periudhën e  projektit të financuar nga burime të tjera; 
  • Kostot që nuk mbulohen nga marrëveshja (kontrata me ofruesin e mbështetjes  financiare); 
  • Donacionet bamirëse; 
  • Pagesa e qirasë së zyrave për veprimtarinë e organizatave ose individëve; 
  • Kredi për organizata të tjera apo individ; 
  • Kostot e tjera që nuk janë të lidhura direkt me përmbajtjen dhe objektivat e projektit;
  • Kostot e paisjeve (Llaptop, kompjuter, printer, skaner, projektor etj).

KRITERET E VLERËSIMIT NGA ASPEKTI PËRMBAJTJESORË:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve të vlerësojë me sa vijon:  

  1. A posedon OJQ-ja përvojë të mjaftueshme dhe kapacitete profesionale për të kryer  aktivitetet e planifikuara të projektit (duke përfshirë personelin, pajisjet dhe aftësinë për  të udhëhequr me buxhetin si dhe referenca për projekte të ngjashme)? 
  2. A posedojnë trajnerët e angazhuar në projekt përvojë të mjaftueshme dhe kapacitete  profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit (a kanë aftësitë e duhura  dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në  këtë ftesë publike)? 
  3. A ka një strukturë të qartë brenda OJQ-së që do të merret me menaxhimin e projektit (a  është e përcaktuar qartë ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit) ?
  4. Sa relevant është projekt-propozimi me qëllimin e ftesës publike? 
  5. A janë objektivat e projektit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  6. A janë aktivitetet e projektit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  7. A janë përcaktuar qartë rezultatet dhe nëse aktivitetet çojnë në arritjen e rezultateve?
  8. A ka arritur projekti të përcaktojë në mënyrë të qartë përdoruesit (numrin, moshën,  gjininë, etj)?  
  9. A përcakton dhe në çfarë mase adreson problemet dhe nevojat e tyre projekti?
  10. A janë kostot e projektit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e  pritshme të projektit? 
  11. A janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit?

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është deri më 25 Maj 2022

OJQ –të dhe individët mund të aplikojnë vetëm me një (1) projekt në kuadër të kësaj  thirrje (duke u përcaktuar vetëm për një lot).  

Periudha e zbatimit të projektit është maksimum deri më 30 Dhjetor 2022 

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me  Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Suharekë (https://kk.rks-gov.net

Forma duhet të plotësohet me kompjuter. Nëse forma është plotësuar me dorë nuk do  të merren në konsideratë. 

Formulari i Aplikimit duhet të jetë i nënshkruar dhe vulosur nga përfaqësuesi i  organizatës për ojq si dhe individi. 

Nëse forma përshkruese përmban të meta si më sipër, aplikimi do të konsiderohet i  pavlefshëm.

Dokumentacioni i shtypur në tre kopjeduhet të vendosen në një zarf të mbyllur me  mbishkrimin (Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve që ushtrojn aktivitete në fushën e  sportit, rinisë, kulturës në Komunën e Suharekës). 

Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet emri i thirrjes publike, së bashku me  emrin e plotë të institucionit që financon, adresën e aplikuesit dhe shënimin "Të mos të  hapet para takimit të Komisionit Vlerësues" 

KU TA DORËZONI APLIKIMIN? 

Aplikacionet dorëzohen në zyrën nr.1 Komuna e Suharekë, çdo ditë pune prej orës 800 – 1600. 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të  paraparë me këtë ftese publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike. 

Veretje! 

Të gjitha ojq-të që nuk e kan mbyllur raportin për vitin fiskal 2021 nuk do të subvencionohen.