Ftesë për pjesëmarrje në trajnim: Aftësitë e buta (Soft skills)

mireck 150x150 1
KIMERK
Publikuar më
21/11/2020
Qyteti
Online
Lloj listimi

Përshkrimi

Të nderuar studentë dhe punëkërkues.

Me mbështetjen e projektit Enhancing Youth Employment- EYE Project, KIMERK ka zhvilluar platformen qe ka për qëllim krijimin e lidhjes në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Platforma tani është funksionalizuar dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të shfytëzuesve të cilët do të kenë mundësitë t’i ngarkojnë CV-të e veta në sistem dhe përmes kësaj platforme të gjëjnë punëdhënësin e vetë në industri dhe sektorin e energjisë.

Në kuadër të këtij projekti, KIMERK do të organizon trajnime për aftësitë e buta (soft skills) në mënyrë që punëkërkuesit, studentët dhe profesionistet tjerë të mësojnë se si të përpilojnë një CV profesionale, si të paraqiten ne një intervistë për punë, dhe si të ngarkojnë CV-në e vetë në platformen e punësimit.

Trajnimi do të mbahët online dhe për të aplikuar për këtë trajnim, ju lutëm dergoni email në: info@mireckcluster.org

Temat e trajnimit janë:

  • Si ta krijoni CV-në tuaj
  • Si të kërkoni punë në fushën tuaj (platforma e punësimit të KIMERK)
  • Si të shkruhet Letra Motivuese
  • Si të përgatiteni për intervistë
  • Si të paraqiteni në intervistë
  • Si ta shfaqni vetën në tregun e punës
  • Si ta merrni punën tuaj të parë
  • Si të plotësoni aplikacionin për punë
  • Njoftim me platformen e punësimit të KIMERK
  • Perdorimi  i platformës së punësimit (ngarkimi i CV, kërkimi i konkurseve, kontakti me punëdhenesit etj)

Listime të ngjashme

04/12/2020
02/12/2020
Team Leader (KE1)   Prishtinë
01/12/2020
01/12/2020
01/12/2020