Ftesë për paraqitje të ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste

Zyra e Rregullatorit per Energji 150x150 1
Zyra e Rregullatorit për Energji
Publikuar më
02/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Ftohen të gjithë të interesuarit për dhënie të ofertave për dhënie me qira të objekteve afaristesi më poshtë:

  • Të gjithë të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar ofertat në pliko të mbyllur në ZRRE, në Njësinë e Administratës, Rr: Dervish Rozhaja nr.12, Prishtinë, nga data 2 shtator 2020 deri më datën 18 shtator 2020.
  • Të gjitha ofertat e pranuara pas kësaj date, nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.
  • Oferta duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm mbi pronësinë, dokumentacionin shtesë sipas specifikacionit teknik dhe me një prezantim të shkurtër të objektit të ofruar për qiramarrje me fotot përkatëse dhe poashtu me çmimin e ofertuar për qira mujore të objektit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i nënshkruar nga pronari i objektit ose personi i autorizuar, në këtë rast duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.
  • Ofertuesit të suksesshëm do t’i ofrohet kontrata për qiramarrje në afat prej dy (2) viteve me mundësi vazhdimi edhe për dy (2) vite tjera me kusht të pajtimit të dyanshëm.
  • Specifikacioni teknik për kushtet të cilat duhet t’i plotësojë objekti mund të kërkohet nëpërmes adresës elektronike: office@ero-ks.org, ose në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Njësia e Administratës, Rruga “Dervish Rozhaja” nr. 12, Prishtinë.

ZRRE mban të drejtën të kërkojë edhe informata dhe dokumente shtesë nga ofertuesit të cilët do të shprehin interesimin e tyre.

Listime të ngjashme

Rojtar/e (5)   Suharekë e re
22/10/2020
Roje Pyelli   Prizren
20/10/2020
19/10/2020