Ftesë për OJQ – Dokumentimi i Dasmës së Karadakut

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
22/09/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

FTESË PUBLIKE PËR OJQ PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE PËR VITIN 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/QRTK - Gjilan i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës), programi i të cilave është i fokusuar në fushën e Kulturës, të aplikojnë për implementimin e Projektit:

“Dokumentimi i Dasmës se Karadakut”

Organizmi dhe dokumentimi i dasmës se karadaket me te gjitha ritet:

(Shkuesia, Fejesa, Martesa, Mortja) si Trashëgimi Shpirtërore në Regjionin e Gjilanit” 

Zbatimi i këtij projekti ka për qëllim hulumtimin, dokumentimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë shpirtërore, përkatësisht letërsisë gojore të këngëve të dasmës, nëpërmjet  dokumentimit te dasmës se karadaket me te gjitha ritet: (Shkuesia, Fejesa, Martesa, Mortja) të cilat ruhen nga brezat e moshës së mesme dhe atyre të moshuar në trevat rurale të disa njësive krahinore të Regjionit të Gjilanit.

Objektivat e arritura me zbatimin e projektit:

  • Identifikimi, dokumentimi, ruajtja, mbrojtja, promovimi si dhe rigjallërimi i aspekteve të ndryshme të trashëgimisë shpirtërore në Regjionin e Gjilanit ;
  • Prezantimi i gjetjeve dhe arritjeve kërkimore në fushën e trashëgimisë shpirtërore;
  • Promovimi i dijeve tradicionale, transferim i kujtesës kolektive dhe rrëfimeve gojore nga brezi i vjetër te brezi i ri.

Aktivitetet e projektit:

  • Inventarizimi, mbledhja e fondeve gojore të riteve të dasmës, duke kontaktuar me subjektet të cilët do të jenë pjesë e strukturës njerëzore për realizimin e ceremonialit të dasmës.
  • Identifikimi i bartësve të folklorit regjistrimi vizual i të gjithë pjesëmarrësve (subjektet e përzgjedhura, këngëtarë, valltarë, statistë, etj) në projekt, kjo fazë duhet të kryhet në ambientet si, oda tradicionale.
  • Përgatitja e dosjes ( Formulari) , ku hyn analiza e përgjithshme e projektit, montazhi dhe përfundimi i filmit dokumentar si dhe botimi librit.

OJQ-të, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë Shpirtërore. 

Vlera totale e planifikuar e ftesës për implementimin e këtij projekti është 31,500.00 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon me datën 12.10.2021, në ora 16.00.

Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme