Ftesë për Ofertë për përkthime

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
03/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është i interesuar për përkthim të materialeve zyrtare dhe përkthim simultan për nevojat dhe aktivitetet e ndryshme si dhe aktivitetet në kuadër të projekteve:

  • “Aksion i përbashkët për decentralizim”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatat e Fëmijëve në Kosove, OFAP dhe KMOP e që për qëllim ka të kontribuoj drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.
  • “Fuqizimi I të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 1600 të rinjve në rrezik në tregun e punës.
  • "Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve “i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ne partneritet me HANDIKOS-Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve me Paralizë në Kosovë I cili ka për qëllim forcimin, promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne sherbimet sociale dhe organizatat e shoqeris civile qe ofrojne sherbime per femijet.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

LOT1

  • Përkthim I materialeve zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
  • Përkthim I materialeve zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhen angleze dhe anasjelltas

LOT2

  • Përkthim simultant shqip sërbisht dhe anasjelltas,
  • Përkthim simultant shqip anglisht dhe anasjelltas

Ofertuesit e interesuar së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

Për biznese:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit /NUI
  • Ofertën për çmim për faqe
  • Ofertën për çmim për fjalë
  • Referencë/ document dëshmie për përvojën e punës
  • Cmimet të kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jete e vulosur dhe nënshkruar apo me llogo zyrtare
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
  • Po qe se ofertoni per perkthim simultant ju lutem cekni cmimin për një orë dhe cmimin për tetë orë për përkthime simultante gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese

Për individ:

  • CV- në
  • Diplomat përkatëse Licensa
  • Ofertën për çmim për faqe
  • Ofertën për çmim për fjalë
  • Referencë/ document dëshmie për përvojën e punës
  • Cmimet duhet të përfshijnë vlerën bruto
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Oferte
  • Po qe se ofertoni per perkthim simultant ju lutem cekni cmimin për një orë dhe cmimin për tetë orë për përkthime simultante gjatë trajnimeve dhe grupeve punuese

Kriteret e perzgjedhjes:

  • Përparësi do të kenë përkhthyesit me përvojë pune dhe ata të specializuar
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lire

Jeni të lirë të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT1+LOT2, duke i derguar ofertat ndarazi të emëruar LOT1 dhe LOT2 sipas Lot-it përkatës

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova:

  • po qe se ofertuesi eshte individ : vertetim qe nuk  eshte  nën hetime
  • po qe se ofertuesi eshte  biznes:  vërtetimin tatimor

Ofertën tuaj mund ta dërgoni më së largu deri më: 10.06.2020 në email adresën:

procurement1@soskosova.org

Ju lutemi të cekni se për cilin Lot ofertoni. Ju njëkohësisht mund të ofertoni për të dy Lot-et. Ofertat e dërguara me vonesë nuk do të shqyrtohen

Listime të ngjashme