Ftesë për Ofertë: Pastrim gjeneral

sos fshatrat
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Publikuar më
19/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për shërbim të Pastrimit gjeneral te zyreve për projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 1600 të rinjëve në rrezik në tregun e punës. Kohezgjatja e projektit Shtator 2019 – Dhjetor 2022.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë  në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Pastrim gjeneral

  • Pastrim gjeneral  të zyreve (rreth 200m2) . Pastrimi do bëhet  4 - 6 here ne vit

Pastrimi gjeneral duhet të përfshijë:

  • pastrim të tepihëve,
  • dyshemesë
  • dritareve
  • dollapeve
  • kuzhinës
  • banjove
  • dezinfektim

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
  • Në ofertë te ceket cmimi për një pastrim gjeneral

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë  (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Pas plotësimit të kritereve te lartpermendura , çmimi më i volitshëm

Ofertuesit e interesuar mund t’i dërgojnë dokumentet dhe ofertën e bashkangjitur ne email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën:  27.07.2020  Ofertat e dërguara me vonesë nuk do te shqyrtohen.

Listime të ngjashme

Praktikant/e (2)   Prishtinë
05/08/2020