Ftesë për ofertë: Blerja e dy veturave të reja

KEP Trust
Publikuar më
29/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Ftesë për Ofertë

Institucioni Mikro-financiar KEP Trust, i fton të gjitha kompanitë e specializuara të ofertojnë për aktivitetin e prokurimit, me titull:

“Blerja e dy veturave të reja për nevoja të KEP Trust, me numër reference: 141/21 

Kushtet e përgjithshme:

1. Çmimi duhet të kuotohet në Euro dhe në çmim duhet të jetë e përfshirë TVSH-ja dhe te gjitha taksat e aplikueshme ne vend.

2. Oferta e juaj duhet te shoqërohet nga dokumentet si në vijim:

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit;
  • Çertifikata e numrit fiskal;
  • Çertifikata e TVSH-së.

3. Kushtet tjera, janë të përcaktuara në dosje.

Ofertat e mbyllura në zarfe, të dorëzohen në Zyren Qëndrore të KEP-Trust , rr. “Pashko Vasa” nr.6 Prishtinë, ose përmes postes elektronike, në email adresen: prokurimi@keponline.net, më së voni deri diten e Premtë, 07 Maj 2021, ora 16:00

Kërkesat në lidhje me dosjen e tenderit, mund t’i adresoni përmes e-mailit si në vijim: prokurimi@keponline.net