
- 4 shpallje aktive (Shiko)
Përshkrimi
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, që përkrahë zhvillimin e shoqërisë civile dhe nismat që promovojnë një kulturë demokratike dhe i përgjigjen nevojave socio-ekonomike të Kosovës, me fokus të veçantë në dhënien e kontributit për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Në punën e vet, KCSF ka siguruar përkrahje afat-gjatë nga një grup i gjerë i donatorëve, përfshirë Sida-n suedeze, Zyrën zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Bashkimin Europian, Ambasadën norvegjeze në Kosovë, Qeverinë e Luksemburgut, USAID-in amerikan, Fondacionin për Shoqëri të Hapur, etj.
KCSF fton operatorët ekonomik të aplikojnë për Kuotim të Çmimit për Shërbime të përkthimit si më poshtë:
SPECIFIKAT E SHËRBIMIT
LOT 1
- Përkthim dhe lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
- Përkthim dhe lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
- Përkthim dhe lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) nga gjuha angleze në gjuhën serbe dhe anasjelltas
- Lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) në gjuhën shqipe
- Lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) në gjuhën serbe
- Lekturim tekstual i materialeve (word, excel, powerpoint, fletushka etj) në gjuhën angleze
LOT 2
- Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
- Përkthim simultan nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
- Përkthim simultan nga gjuha serbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
- Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas
- Përkthim konsekutiv nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
- Përkthim konsekutiv nga gjuha serbe në gjuhën angleze dhe anasjelltas
Të gjitha informatat e detajuara të kërkesës, së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, mund t’i gjeni në linkun: https://www.kcsfoundation.org/activity/ftese-per-kuotim-te-cmimit/
Afati i fundit për dërgim të aplikacioneve është data 25 mars 2022, ora: 16:00.
Aplikacionet duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin referencës 01/2022 në subjektin e emailit.